Ndërtim
Kur blen një shtëpi dhe e kupton se ajo është 300 vjeç e vjetër [foto]
Jude Plum kishte blerë një shtëpi të vogël pranë shtëpisë ku ishte rritur dhe ideja e tij ishte që të rinovonte strukturën e dëmtuar të asaj shtëpie. Mirëpo, kur hoqi pesë shtresat e jashtme të fasadës, 71-vjeçari u step.
Brenda fshiheshin gjurmët e konstruktit të një shtëpie dy kate, pothuajse të paprekur pas asaj fasade pesë-shtresore, e ndërtuar në vitin 1704. Rrjedhimisht kjo shtëpi hyri në historinë e shtëpive të vjetra të Pensilvanias.
Plum kishte vendosur të gjente mjeshtër tjerë të cilët do ta restauronin shtëpinë e vjetër, duke kërkuar që edhe shkrimet në drurin e lisit që mban shtëpinë, të ruhen sikur janë ruajtur këto vite. Natyrisht disa nga pjesët e drurit janë zëvendësuar pasi vjetët kishin bërë punën e tyre. Por, simbolika e punës në këtë shtëpi pas 300 vjetësh, qëndron se punëtorët kanë përdorur një sëpatë 200-vjeçare për t’i dhënë formë drurëve të rinj.
Sot shtëpia është e mobiluar brenda me mobilie dhe rekuizita nga periudha të ndryshme, duke prekur edhe në elementet e reja të teknologjisë. Madje thuhet se ajo mund të shndërrohet edhe në muze. E nëse pyesni se a u vu fasadë e re, kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi drunjtë e vjetër të kapur në formë “dhëmbësh” në qoshe, e në mes me gurë, japin bukurinë e vet.
Si ishte
Si u duk pas heqjes së fasadës
You must be logged in to post a comment Login