Arkitekturë
Kur arkitektët ndërtojnë shtëpitë e tyre
Në momentin kur arkitektët planifikojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre ju mund ta merrni me mend se ai projekt do të planifikohet e të mendohet disa herë gjerë e gjatë deri në realizimin e tij. Si dhe të gjitha eksperiencat paraprake të projekteve të cilat i kanë punuar arkitektët e prej të cilave kanë mbetur shumë të kënaqur tani është koha që t’i fusin në funksion.
Një nga themeluesit e kompanisë “31/44” ka ndërtuar shtëpinë e tij në Londër, e cila ka një hapësirë të bollshme jashtë shtëpisë që i bie se ofron edhe një hapësirë të gjelbër e cila do të mund të shfrytëzohet racionalisht.
Shtëpia dykatëshe, e quajtur “No 49”, është në pronësi të Stephen Davies, i cili është një nga tre themeluesit e arkitektëve të Londrës dhe Amsterdamit me bazën e kompanisë “31/44”.
Shtëpia është e vendosur në jug të Londrës, në një rrugë ku Davies më parë ka përfunduar edhe një tjetër pronë të vetë ndërtuar në vitin 2011.
Komploti është i rreshtuar në njërën anë me një tarracë tipike viktoriane, ndërsa në anën tjetër përbëhet nga një montim i rastësishëm i gardheve, mureve dhe garazhit i cili gjendet aty pranë. Ishte kjo përzierje që frymëzoi dizajnin e arkitektit Stephen Davies.
Shtëpia ka një plan të përdredhur në katin e parë, i cili ka tre oborre të vogla rreth perimetrit të saj. Ndërkohë, dhomat e katit të parë janë të kthyera në drejtim të kufirit verior për të pasur një pamje më të mirën nga veriu.
Shtëpia është ngritur mbi nivelin e rrugës për të siguruar mbrojtje kundër përmbytjeve të mundshme nga lumi “Quaggy” i cili gjendet aty pranë.
Fushat kryesore të jetesës janë pozicionuar në jug dhe janë të rrethuar nga kopshte në pjesën e përparme të shtëpisë dhe atë të pasme. Një suitë për mysafirët gjendet në fundin verior të shtëpisë në pjesën e tretë të oborrit, dhe një studio e pozicionuar në pjesën e pasme është e orientuar për të kapur dritën jugore.
Hyrja kryesore e shtëpisë është vendosur prapa nga rruga, me pemët e mbjella, portat dhe oborret jashtëzakonisht të rregulluara duke krijuar kështu një prag të veçantë që i bën jehonë serisë eklektike të strukturave këtë anë të rrugës.
Muret e jashtme të shtëpisë janë të punuara krejtësisht nga guri, ndërsa një lintel betoni i parapërgatitur ndan dy nivele, duke unifikuar elemente të ndryshme ku përfshihen hyrja, portat dhe dritaret lart.
Ajo çfarë e karakterizon shtëpinë e arkitektit Daves përveç dritës së gjithë andejshme, janë edhe kombinimi i mirë i ngjyrave dhe mobilieve, format e çrregulluara të mureve, si dhe dizajnet e shkallëve. /Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login