Aktuale
Kulla shekullore e Skëndërbeut në Ishëm po rrënohet
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/kulla.jpg)
Ndërtesa 550 vjeçare në fshatin Ishëm, është një monument kulture shumëshekullor që ruan vlera historike, drejt zhdukjes nga indiferenca qeveritare.
Kjo ndërtesë mjaft e hershme ndodhet në kodrën e fshatit Ishëm dhe i kalon të 550 vitet. Kulla dykatëshe objekt i luftrave kundra pushtuesit osmallinj ka shërbyer si bazë e luftëtarëve të udhëhequr nga heroi Kombëtar Skënderbe.
Por Beqir Kullaj ai ndër vite ka ruajtur si dhe ka mirëmbajtur kullën e ndërtuar nga të parët e tij për t’i shërbyer luftëtarëve, por i zhgënjyer nga isntrumentat shtetëror për moskujdesja dhe ia nuk e ka “qejfin” të pasqyrojmë këtë realitet. Por kjo bazë e luftrave shekullore është lënë në harresë nga institucionet shtetërore, madje tashmë kjo duket se ka humbur tërësisht. Sa tregon Beqir Kullaj, njeriu mjaft i merakosur për këtë vepër të rëndësishme arti, persona të ndryshëm kanë evidentuar këtë ” kështjellë” të ashtëquajtur, duke u mahnitur nga përbërja dhe struktura e saj si dhe qendresën më se 550 vjeçare të ndërtesës.
Banorët e fshatit të vogël Ishëm aty ku kufizohen Kruja me atë të Durrësit, fshat diku 15 km nga qyteti i Fushë Krujës e njohin mirë këtë ndërtesë disa shekullore me histori të veçantë, por vallë qeveritarët e sotëm apo dhe ata të shkuar kanë dijeni për objektin historik. Në banesën e Beqir Kullajt do të gjejmë njërin nga djemtë e tij. Teksa i prezantohemi se qëllimi ynë është të njihemi me historinë me kullën tuaj me vlera historike, por djaloshi na e ndërpret mendimin duke thënë se shumë njerëz kanë abuzuar me ndërtesën që ruhet vetëm nga familja jonë.
Po përse kanë abuzuar i drejtohemi djaloshit këtij njeriu të urtë po të një fshati me bashkjetesë dhe harmoni?! Teksa ai na përgjigjet se strukturat duhet të investonin për këtë vepër gjigande e cila vetëm ka përkujdesjen e familjes tonë dhe dikushi dhe mund të ketë përfituar në rrugë të paligjshme. Nuk mundem të jap më shumë detaje pasi dhe babai në disa raste është intervistuar për të publikuar objektin me shumë vlera historike e cila ka patur përkujdesjen e familjes tonë.
Në kohërat e pastkomunizmit qeveritarët e athershëm do të vizitonin madje dhe investonin për të ruajtur vlerat, ndërsa prej afro 30 vitesh kjo është lënë në harresë. Duket se po abuzojnë për të tilla vlera të çmuara historike të kullës, ku dhe ndodhen disa relike të asokohe. Por djaloshi përçmon porosinë e babajit si dhe dy vëllezerve që ndodhen jashtë vendit, për të mosdhënë detaje. Ka mjaft pasuri brenda kulla- ka shtuar më tej Sulejmani, ndërsa i biri i tij 14 vjeçari Inisi pranon të bëjë pak foto disa metra mbi kodër ku dhe ndodhet kjo kullë legjendare që në kohën e pushtesve osmanllinj.
Historia
Ndonëse Beqir Kullaj ngurron të tregojë për të veçanta e kullës shekullore, e ndërtuar nga disa profesionistë , me gurë të fortë, ndërsa në vend të përpunimit të llaçit me rërën është përdorur vezë dhe leshin e bagëtive. Kjo për të forcuar ndërtesën nga sulmet e ushtrive të hordhive osmane. Me disa dritare të vogla në të gjitha anët e saj dhe frengjitë ku dhe vendoseshin armët e ushtarëve të ushtrisë së Skëndebeut. Ndërsa e veçanta është se mbi derën kryesore ndodhet një dhomë e vogël e cila shërbente si mburojë. Tek dhoma mbi derën kryesore të ndërtesës ndodhej një kazan i madh me uji të ngrohtë. Nëse ushtaret e huaj do të tentonin të futeshin nga dera kryesore për të parandaluar hyerjen e tyre i hidhej uji i valuar dhe kësisoj sunduesit e huaj do të tërhiqeshin.
Ky monument kulture shumëshekullor ruan vlera historike, drejt zhdukjes nga indiferenca qeveritare.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)