Connect with us

Trashëgimia

Kulla qindravjeçare në Gremnikë të Klinës që u rezistoi edhe granatimeve serbe

Published

on

Ishte viti 2000, kur Skënder Maxharraj u shpërngul nga fshati, duke lënë prapa edhe kullën qindravjeçare në të cilën jetoi për shumë vite.

Skënder Maxharraj, nga fshati Gremnikë i Klinës, ka thënë në këtë objekt ka kaluar momente të përziera. Por, sipas tij kjo fortifikatë mbetët kujtimi më i mirë që e trashëgoi nga gjyshi i tij.

“Kjo kullë është ndërtuar përafërsisht para 100 viteve. Është ndërtuar nga gjyshi Ukë Maxharraj. Ajo u ndërtuar nga mjeshtrit e shquar nga Rahoveci. Kulla është dykatëshe. Kati i parë është ahur ndërsa kati i dytë odë e burrave. Dikur ka qenë shtëpi banimi dhe kanë bërë konak shumë emra të shquar si Ukë Sadiku, Azem Bajte, Sokol Bajraktari, babai i Xhevë Lladrovcit”, rrëfen për RTV Dukagjinin Skënder Maxharrraj.

Ideja për ndërtimin e këtij objekti, kishte qenë nga gjyshi i tij, Ukë Maxharraj. Në të ishin mbledh gjithë fshati për të diskutuar, ishin mbajt dasmat e evente tjera.

Sipas Skënder Maxharrajt, kjo kulle ka qenë më e frekuentuara, jo vetëm nga banorët e fshatit Gremnikë, por edhe më gjerë.

“Në këtë kullë janë mbajtur mbledhje të ndryshme. Janë mbajtur konferenca siç quheshin në atë kohë. Kohët e fundit kullën e kanë trashëguar babai im Haxhi Maxharraj së bashku me djemtë e tij. Në luftën e fundit fshati është djegur ndërsa kulla ka shpëtuar. Dritaret janë thyer dhe është kapur edhe pjesë e majtë, por kulla ka qëndruar ndoshta si për ironi të fatit të popullit shqiptar”, tregon Skënder Maxharraj.

Sipas tij, kjo fortifikatë dykatëshe, u ndërtua para më shumë se 100 vitesh. Pjesa e poshtme e tij, kishte shërbyer si ahur, ndërsa pjesa e sipërme kanë qenë dhomat ku kanë jetuar banorët e kësaj familjeje, dhe një dhomë për mysafirë.

Ai thotë Vendlindja nuk harrohet, aq më pak shtëpia në të cilën ke jetuar me vite.

Skënder Maxharraj, mes kujtimeve të përziera ka thënë se do të vij çdoherë që ta vizitoj, edhe atëherë kur do të mbeten vetëm muret./Telegrafi/

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending