Connect with us

Featured

Kulla e vetme “Astrit Tosun Kryeziu” që i mbijetoi kohës

Published

on

Duke i mbijetuar kohës, ndryshe nga tri kullat që gjendeshin përballë saj, kulla e Astrit Tosun Kryeziut gjendet në kompleksin e quajtur ”Bregu i Sarajeve”, në bërthamën e “Çarshisë së Madhe”, e ndërtuar rreth shek. XVIII-XIX. Gjatë themelimit të qytetit të Gjakovës, pas ndërtimit të disa objekteve vitale, ka filluar ndërtimi i kompleksit ”Bregu i Sarajeve”, gjatë shek. XVII-XVIII.

Kullat e shkatërruara fillimisht kanë luajtur rol fortifikimi d.m.th. aty kanë qenë të vendosur ushtarët shqiptarë për mbrojtjen e qytetit, ndërsa kulla e Tosun Begut ka shërbyer për banimin e familjarëve. Gjatë luftës së fundit, të vitit 1999, forcat serbe kanë shkatërruar kullën e Albehar Kryeziut, e cila ka qenë në jug të kompleksit dhe ka luajtur rolin e vëzhgimit të “Sarajit”.

Gjatë kësaj lufte është shkatërruar edhe kulla e Iljaz Kryeziut, dhe nga gjithë kompleksi i “Sarajit” ka mbetur vetëm kulla e Tosun Beut. Pozita dhe vendi ku është ndërtuar ky objekt e bën atë të dalluar nga të gjitha anët e qytetit (së bashku me Xhaminë e Hadumit), që ka qenë e kompozuar edhe me objektet e tjera përreth, si: kulla e Laz Begut, Sarajet, Kulla e Sahatit dhe dyqanet. Etazhiteti është: përdhese plus dy kate. Duke shikuar në bazë, objekti është i ndarë në dy objekte që kanë simetri të njëjtë.

Përdhesja e ka formën drejtkëndëshe, ku në lindje dhe perëndim zgjerohet me anekse tetëkëndëshe që formojnë çardakun duke i dhënë një dukje impozante. Përdhesja është ndërtuar me mure nga gurë të renditur dhe të lidhur në mënyrë të rregullt në mbarë perimetrin e objektit me trashësi 80 cm, ku ekzistojnë hapjet për hyrje kryesore dhe ekonomike dhe njëherit disa hapje për ndriçim, me përmasa të vogla dhe me parapet të lartë.

Funksioni primar i përdhesës ishte i dedikuar për banim, ndërsa me kohë funksioni i saj ka ndryshuar kështu që sot vetëm gjysma e kullës nga ana perëndimore përdoret për banim, ndërsa gjysma tjetër përdoret si depo. Kati i parë është ndërtuar nga muret me tulla të pjekura, me trashësi 60 cm, të renditura në mënyrë të rregullt me llaç gëlqeror, ku ekzistojnë shumë hapje nëpër mure të jashtme. Hapësira e brendshme ndahet me mure nga tullat e pjekura. Funksioni i katit të parë është i dedikuar për mysafirë dhe për fjetje, si dhe për qëndrim ditor.

Kati i dytë është i ndërtuar njëjtë sikurse kati i parë. Funksioni i katit të dytë është i dedikuar për qëndrim ditor dhe fjetje. Konstruksioni i ndërkatit është nga trarë druri me dysheme nga dërrasat. Konstruksioni i kulmit është i punuar nga druri, i mbuluar me tjegulla tradicionale. Karakteristikë te kulmi është se kulmi mbështetet nëpër mure të jashtme, pushon në strehën e punuar zigzag, me tulla të pjekura shumë dekorative që duket si anëcak prej mureve të jashtme.

Duke i shikuar fasadat e këtij objekti hasim në shumë elemente dekorative: hapje të dyerve janë të punuara me gurë masivë të gdhendur duke përfunduar me gjysmëharqe. Dritaret, gjithashtu, janë punuar me tulla të pjekura me përfundim gjysmëharkor. Kjo kullë konsiderohet si një ndër kullat më impozante dhe më të mëdha jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe më gjerë. Me qëllim mbrojtjeje të këtij objekti, gjatë vitit 2014 janë kryer disa punime konservuese – restauruese në kulmin e objektit dhe pjesërisht në fasadë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending