Connect with us

Featured

Kulla e gurit në Terziaj, që qëndron e fortë edhe pas gati një shekulli

Published

on

Gurët me të cilët është ndërtuar në vitin në vitin 1947 e mbajnë ende funksionale dhe të fortë sikur të ishte ndërtuar në kohët e sotme. Është kjo kulla e Xhelë Hajdinit në fshatin Terziaj të Gjjilanit e cila e rrethuar me natyrë të gjelbër i shton bukurinë fshatit dhe tregon rezistencën që i bëhet kohës.

Duke qenë e vjetër 70 vjet, kulla si e tillë konsiderohet trashëgimi kulturore e Kosovës dhe është nën mbrojtje të përkohshme që nga viti 2012, shkruan Ndërtimi.info

Kjo kullë është ka teknikë vernakulare ndërtimi e realizuar nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, druri, llaçi i baltës dhe qeramidet.

E, gjitha karakteristika e saj qëndron në atë se nuk kanë hatulla. E, në këto mure dritaret e vendosura janë të vogla në formë katrore, por që japin pamje të madhështore kësaj kulle që në tërësi ka formën katrore me madhësi 10 me 10 metra.

Kjo kullë fortësie ka dy etazhe, përdhesen dhe katin e parë i cili është shtuar më 1950.

Përdhesja e saj ka një korridor dhe dy kthina. Njëra kthinë, ajo në të majtë të korridorit, shfrytëzohej si dhomë zjarri, që Ka dy dritare përmes të cilave drita depërton më mirë. Në anën e  djathtë është kthina tjetër, e cila është e ndarë me murin prej qerpiçësh dhe ka vetëm një dritare, me pakëz dritë, dhe është përdorë për dhomë ndeje.

Komunikimi vertikal me katin është realizuar nëpërmjet shkallëve të jashtme prej druri, me mbulesë të veçantë. Një ballkon në anën e përparme të shtëpisë komunikon me katër dhomat e katit, tri prej tyre janë të mëdha, ndërsa njëra është më e vogël, që si fllanik ose qilar. Pikërisht kjo dhomë i jep katit formën e një L-je të shtrirë.

Ndërsa, tri dhomat tjera, njëra pas tjetrës radhazi, kanë shërbyer për fjetje. Dhoma e parë ka dy dritare, ndërsa tri tjerat kanë vetëm nga një dritare. Dy nga tri dhomat që janë në pozitë lineare kanë gjiriz, ndërsa vetëm ajo e mesit nuk ka, por që  të tria kanë oxhaqe.

Dyshemetë e dhomave të kullës, të cilat janë më të ngritura  se e ballkonit, janë bërë me dërrasa të trasha prej bungu, që janë mjaft të forta edhe sot. Muret ndarëse të dhomave, përveç murit perimetral, janë bërë me qerpiçë dhe llaç balte. Ndërsa, kulmi është katër ujor, i mbuluar me qeramidhe.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending