Connect with us

Arkitekturë

“Kulla e Arnume”, vepër që mban pishtarin e Neotradicionalizmit Shqiptar

Published

on

Kur pashë këtë objekt për herë të parë, që ju mund ta shihni në fotografi këtu, më shkoi menjëherë në mendje një shprehje që kisha lexuar jo pak kohë më parë. “Të vjetrën mos e rrëno, leja në dorë një arkitekti të mirë”, kjo ishte shprehja që s’mu hoq nga mendja.

Nga Uran Haxha

Kulla ishte pjesë e një prej bizneseve kulinare më me nam që ka Shqipëria, “Mrizin e Zanave”. Një restaurant që la gjurmë në revistat botërore dhe u shërbeu edhe gazetarëve të BBC-së ushqim shqiptar.

Në maje të një shpati të vockërr, aso që fëmijët dimrit e shfrytëzojnë të rrëshqasin, ishte një kullë e cila kishte nevojë për me arrnu, pasi ishte ndërtuar nga Frrok Kola në vitin 1940, por ishte banuar deri në vitin 2013. Duke parë se vëllezërit Prenga kishin arritur ta shndërronin Fishtën e të madhit Gjergj Fishta në një destinacion të pakapërcyeshëm në rrugën që të çon në Shkodër, ata ia lanë në dorë një studio arkitektësh të rinj ta bënin zgjidhjen e arrnimit. Edhe kështu do të quhet tashmë kulla, “Kulla e Arnume”.

Një gërshetim mes elementeve të sotme me ato shekulloret e gjyshërve tanë. Në kullë ngjitesh mes shkallëve, që u kërcet druri. Një kërsimë që të kthen në kohë, që të bën shqiptar të vjetër dhe të vë në dhomën e gjumit.Brenda me një interior që të lejon të shohësh në fushat dhe kodrat e bukura të Fishtës, dhe jo vetëm. Trarët krah për krah me gurë të tregojnë fortësinë e pathyeshme dhe po mbi ata trarë që në dysheme radhiten si fishekë do të mund edhe të flesh. Edhe sikur t’i pyesim ndoshta miopët e arkitekturës apo edhe fëmijët që potencialisht do të rrshqitnin në shpatin poshtë “Kullës së Arnume”, se kush është elementi unik i arkitekturës sonë, do të thonin “kulla”.

Padyshim Briken Miloti, një nga arkitektët e këtij projekti thotë se “Pavarësisht diferencave krahinore apo asimilimeve të marra nga kulturat e tjera, arkitektura e kombit tonë përfaqësohet masivisht nga kulla tipike shqiptare”.

Gjithçka do të punohej mbi një analizë të thuktë të kullave, duke dalluar se kullat përcillnin gjithë drejtimin veri-jug, duke bërë një përjashtim në ultësirën perëndimore ku materiali dominues ishte qerpiçi dhe tulla.

“Ndërsa në zonat kodrinore që ndajnë ultësirën perëndimore me hapësiren gjeografike veri-jug gjejmë një ndërlidhje dhe shkrirje të këtyre dy teknikave ndërtuese, kjo si rrejdhojë e terrenit dhe klimës që e karakterizon pa nënvlerësuar faktorët e tjerë dhe sigurisht, Fishta përbën ndër shembujt më karakteristik të zonave kodrinore shqiptare”, shprehet arkitekti Miloti për kullat që mund t’i quajmë rurale, teksa thotë që kullat qytetare janë ato që rrijnë ende në këmbë pranë sokaqeve të Gjirokastrës.

Bërrylat nga kulturat mbizotëruese të cilat kanë përcaktuar drejtimin që ka marrë zhvillimi rapid i botës së qytetëruar, natyrshëm kanë prekur edhe në barkun e kombit tonë, shqiptarëve.

Sipas Briken Milotit, degradimi masiv që shihet rreth e rrotull nesh vjen duke mos e përshtatur traditën tonë me influencat e globalizimit dhe influencat arkitektonike.

“Padyshim do të ishte gabim fatal përpjekja për të ringjallur traditën në rastin tonë, arkitektonike, pa pasur parasysh të gjithë faktorët e kohës sonë. Në fakt, kjo është sfida e kohës sonë dhe e brezave të ardhshë, rigjetja e traditave multidimensionale, duke jetuar në epokën e globalizimit”, tregon Miloti, duke u lidhur direkt me projektin e tyre, që nuk duhej propozuar rëndom sikur kulla identike e dikurshme, por të lindte një kullë e kohës sonë.

“Zgjedhjet teknike të bëra në ‘Kullën e Arnume’ janë fryt i reflektimit mbi të gjithë këta faktorë, që në gërshetimin e tyre kanë dhënë rezultatin që shohim. Arsyeja për të përdorur material bashkëkohore ndërtuese si betoni, hekuri dhe xhami në pjesët ku kulla ishte shembur dhe njëkohësish, rekuperimi i mureve apo trareve të drurit që akoma ekzistonin është i reflektimit të sipërpërmendur”.

Arkitektët e “Plisatelier” kanë vlerësuar se është gabim që kulla të përkufizohet vetëm në aspektet formalo-funksionale të saj, por të ketë një evolucion sikur edhe arkitektura.

Ndoshta droja e gjyshërve që kanë jetuar në këto kulla se do të ndryshime e tilla do të shkonin rrugës së mohimit të traditës, shuhet tash. Shembulli i “Kullës së Arnume” tregon se përdorimi i xhamit dhe hekurit të gërshetuar me ripërdorimin e gurit dhe drurit ka bërë që kulla të marrë frymë thellë përsëri.

“’Kulla e Arnume’ në të vërtetë është ajo çfarë ishim, kush jemi dhe se si duhet të bëhemi”, thotë Briken Miloti, këtë deklaratë që të futë paksa në mendime më thellë se zakonisht.

Në rrafshin e dhënies së një kumti neologjik të rrymës arkitektonike të “Kullës së Arnume”, Miloti thotë se do të mund të quhej “Neotradicionalizëm”, “…jo si qëllim i rëndomtë për të ringjallur arkitekturën tradicionale të kullave, por si rizbulim i faktorëve që kanë çuar në krijimin dhe konsolidimin e saj”.

Shqiptarët kanë parë një punë fantastike të këtyre djemëve arkitektë dhe atyre që respektuan punën e tyre. Kjo do të jetë shtysë që kullat e tyre në fshatrat e thella të Malësisë, Mirëditës e Rugovës mos t’i shembin, por të krijojnë vepra arti.

Në fund arkitekti Briken Miloti foli edhe paksa për përshtatjen e “Kullës së Arnume”.

“Së fundmi ‘Kulla e Arnume’ nuk do të mund të konceptohej përveç se në Fishtë, në kohën të cilën jetojmë, pavarësisht mundësive të pafundme që ka pasur të lindte në çdo cep të trevave shqiptare, pasi iluminimi që ka arritur kjo zonë, në këtë kohë, ushqen Neotradicionalizmin Shqiptar”.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending