Connect with us

Trashëgimia

Kulla e Adem Zajmit midis neglizhencës dhe thirrjes për ta mbrojtur

Published

on

Përdhesja dhe dy kate të tjera e bëjnë atë kullë tipike të Rajonit të Dukagjinit. Përgjatë historisë së saj ka pasur funksione të ndryshme. Por aktualisht kulla e gurtë që gjendet afër Parkut të madh në Pejë ka nisur të demolohet. Shteti nuk e mbron si aset të trashëgimisë kulturore. Profesoresha e solokëndimit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Besa Berberi, e ka ngritur në publik faktin e mospërfshirjes së kësaj kulle në mesin e aseteve të trashëgimisë kulturore. Dikur kulla ishte pronë e familjes Zajmi, përkatësisht e Adem Zajmit. Më pas ishte shfrytëzuar nga ish-ndërmarrja për përpunimin e duhanit në Pejë.

Ajo ka kërkuar ndihmë për nënshkrimin e një shkrese me të cilën do t’i drejtohej Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, që kulla të mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore. Ka marrë goxha përkrahje publike. Pjesa ballore e kullës ka filluar të shembet.

Por ka një telashe që kjo kullë s’u mor nën mbrojtje. Lidhet me emrin e Adem Zajmit që historia e njeh si atentatorin e Haxhi Zekës, i shpallur hero kombëtar. Ai qe ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. U vra më 21 shkurt të vitit 1902.

Sipas Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, më 2002 është bërë një inventarizimi i ndërtesës. Por vazhdimisht QRKT-ja ka hezituar që ta propozojë ndërtesën për përfshirje në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme pikërisht për shkak të ish-pronarit të saj.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending