Featured
Kulla 147 vjeçare në Gjakovë, vepër e arkitekturës popullore
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/h-6.jpg)
E vjetër 147 vjet kulla e Hysni Koshit është e rrethuar nga monumentet kulturore në kompleksin e Çarshisë së Madhe në Gjakovë.
Objekti është ndërtuar nga fundi i shekullit XIX, sakësisht në vitin 1870 si vepër e arkitekturës popullore, kullës fortifikuese që është karakteristikë e rrafshit të Dukagjinit.
Kulla e Hysni Koshit gjendet, afër këtyre monumenteve Teqeja e Sheh Ruzhdisë, Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Kulla e Sylejman Vokshit, Kulla e Avdullah Pashë Drenit.
Kulla e cila është trashëgimi kulturore e Kosovës dhe e listuar nën mbrojtje të përkohëshe, është ndërtuar nga mjeshtrit vendas shqiptarë dhe ka karakteristikë të veçantë arkitektonike duke paraqitur një variant të posaçëm të rrafshit të Dukagjinit.
Shquhet me cilësi të mbyllura të cilat i japin ndërtimit të kësaj kulle tiparet e caktuara mbrojtëse dhe fortifikuese.
Kulla është ndërtuar me gurë natyralë dhe të gdhendur me madhësi të ndryshme. Në katin e sipërm dritaret janë gjysmëharkore, kurse në përdhese dhe në katin e parë dritaret janë katërkëndëshe. Ka pësuar ndryshime në enterierin e brendshëm, kurse pak në atë të jashtëm.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/h-6.jpg)
????????????????????????????????????
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)