Aktuale
Kuçi: Tirana shembull i keq urbanistik për Prishtinën

Arkitketi urbanistik, nga Shqipëria Flamur Kuçi ka kritikuar planifikimin urbanistik në Shqipëri e Kosovë.
Kuçi në Konferencën e Ndërtimit tha se Tirana nuk duhet të merret shembull sepse është shembulli më i keq për urbanizëm.
“Konsideroj Tiranën si një shembull për tu marr nga Kosova por si një shembull të keq. Për t’i u referuar dhe për të mos përsëritur gabimet që ka bërë Tirana në urbanizëm. Është shembull interesnat plani në Tiranë por është shembull për të mos u ndjekur. Shembull të tillë ka edhe Prishtina dhe qytete tjera. Problemi i urbanistikës është në përmbajtje se thjeshtë në aspketin estetikë. Dhe nuk është vetëm fasada probemi i urbanistikës”, tha Kuçi.
Megjithatë ai është shprehur se sistemi i planifikimit urbanistik nuk është tabulla rasa.
“Sistemi i planifikimit urbanistik në Kosovës nuk është tabulla rasa, ka pas dhe ka profesonistë të urbanistikës. Atëhere si ka mundësi që kemi këto problem në qytetet tona? Nuk ke parking, ke trafik, nuk ke transport publik. Nuk ke infrastrukturë. Si është e mundur që n nivele të mendimit ne jemi larg vendeve të rajonit”, është shprehur Kuçi.
Ai tha se traditës së ndërtimit dhe urbanizmit i është afruar bageri e që në sfond po ngrihet banaliteti. Për këtë banalitet Kuçi po thotë se përgjegjës nuk janë vetëm politikanët por edhe arkitektët.
“Traditës i ka ardh bageri afër dhe në sfond ngrihet banaliteti. Atë banalitet nuk e kanë vetëm politikanët përgjegjësinë ai banalitet nga ne i projektuar është nga arkitektët”, përfundoi Kuçi.
