Aktuale
Ku përfundoi shtatorja e Adem Jasharit që u planifikua për aeroport si dhurat nga turqit

Rregullimi i varreve të familjes Jashari, në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz nuk ishte bërë nga institucionet e Kosovës, por ishte një donacion nga biznesmeni turk Jusuf Yzer.
E, ky nuk ishte i vetmi donacion i Yzerit, që lidhjet me familjen Jashari. Ai, kishte financuar edhe një shtatore të komandantit “Adem Jashari”, me qëllim të vendoset para Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili mbanë emrin e heroit.
Mirëpo, kjo shtatore nuk u vendos aty ku ishte destinuar, por përfundoi në një komunë të vogël të Kosovës.
Miku i Yzerit, Alush Shala, ka shpjeguar këtë rast, në emisionin “Koha për Ndërtim” ku u shfaq dokumentari “Kullat që gjëmojnë për ndihmë”.
“Ai, ka menduar që të bëhet një shtatore që atë ditë kur të zbulohet emrin Adem Jashari, të vihet edhe një shtatore të Aeroportin e Prishtinës. Ma ka kërkua një fotografi, thotë nga më të bukurat e Adem Jasharit se po kam qejf me pas në zyrat e mia në Turqi. Unë ia kam dhënë fotografinë zyrtare, që përdoret edhe nëpër zyrat tona. Pas një koha me kanë ftuar në fabrikën “Ballkani” në Suharekë dhe më thanë se kanë një surprizë. Kur kam shkuar, më kanë dërgua në një depo që e kishin lënë shtatoren. Desh më ra pika nga qejfi”, tregoi ai.
Por, arma që mbanë në dorë Adem Jashari, në bustin që tani gjendet në Dragash, ishte arsyeja që ky ai nuk u vendos para Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Nuk u vendos në aeroport për shkak që Aeroporti “Adem Jashari” është ndërkombëtar dhe hyrjet e daljet janë nga më të ndryshmit. Ata kanë konsideruar që arma në pritje të njerëzve nuk bënë dhe nuk është vendos e ka mbet për disa vite në depo”, shpjegoi tutje ai.
