Aktuale
Kthehet në Rivlerësim tenderi për këtë projekt për personat me nevoja të veçanta
Tenderi i Komunës së Prishtinës, “Konkurs projektimi për hartimin e projektit me nevoja të veçanta Sindrom Down dhe Autizëm”, kthehet në Rivlerësim, shkruan Ndërtimi.info
Ky vendim është marrë nga Gjykata e Tenderëve, meqë kishte marr ankesë nga operatori ekonomik “NTP Prima Engineerin” për këtë tender.
Paneli shqyrtues pas shqyrtimi të lëndës ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues në këtë rast, Komuna e Prishtinës nuk ka vlerësuar në mënyrë të drejte ofertën për konkurs të projektimit të OE ankuese. Pasi që për projektin me numër 1140 në formular ka deklaruar “përpunimi i projektit 1140 dhe zgjidhja nuk janë në nivle të pranueshëm” dhe e ka vlerësuar me të gjitha pikët zero në tabelën e poentimit. E të njëjtin projekt me 2 tetor të 2017 e ka vlerësuar si të kompletuar për programin projektues. Më pas paneli shqyrtues, duke u bazuar në pikat përmbajtësore të projektit ((Situacioni i gjere 1:1000, Situacioni zgjidhja urbanistik-arkitektonike e
objektit 1:500, Zgjidhja urbanistiko- arkitektonike e objektit me parter 1:200, Planimetrit karakteristike
1:200, Prerjet karakteristike 1:200, Dukjet (fasadat) 1:200, Detajet karakteristike-arkitektonike,
Perspektivat, kostoja e përafërt për realizimin e kompleksit për m 2, Përshkrimin Teknik) vlerëson se projekti është i kompletuar ne aspektin fizik te programit projektues. Po ashtu, paneli shqyrtues ka konstatuar se AK nuk ka caktuar prag numerik për nivelin e provueshmërisë se përpunimit dhe zgjidhjes që ofrojnë projektet konkurruese, andaj konstatimi i jurisë profesionale qe projekti 1140 nuk ka zgjidhje dhe nivel te pranueshëm, është i paqëndrueshëm dhe i pabazuar ne argumente reale.
Në fund paneli shqyrtues ka konstatuar se juria profesionale nuk ka dhënë arsyeshmërinë nevojshme pse projekti me shifrën 1140 nuk është në nivelin e pranueshëm pasi që ka konstatuar se projektet në shifrat 1990, 0460, 8789, 5044 dhe 0877 nuk janë të kompletuara dhe të njëjtat nuk mund të vlerësohen. Ndërkaq në raport të vlerësimit ën lidhje me projektin 1140 është konstatuar se është i kompletuar në aspektin fizik të programit projektues, mirëpo përpunimi i projektit si dhe zgjidhja nuk janë të nivelit të pranueshëm për këtë natyrë të objektit.
Duke u bazuar në konstatimin e jurisë profesionale, paneli shqyrtues ka konstatuar se konstatimi i jurisë profesionale është i pa arsyetuar dhe i pa argumentueshëm detalisht me pikë, siç është argumentuar në projektet tjera. E që me këtë juria profesionale nuk ka respektuar nenin 7-të të Ligjit të Prokurimit, Barazia në trajtim/jo diskriminimi.
Ndërsa, gjatë prezantimit në seancë përfaqësuesi nga Autoriteti Kontraktues, ka deklaruar se anëtarët e komisionit që kanë qenë ekspertë të jashtëm nga komuna kanë konstatuar se prej gjithë Operatorëve Ekonomik që kanë ofruar ofertat 5 nga to kanë qenë të papërgjegjshme.
“Ky ka qenë një konkurs projektimi ku dihet se konkursi është me dy faza. Faza e kualifikimit dhe faza përzgjedhjes. Anëtaret e komisionit kanë qenë ekspert të jashtëm nga Komuna dhe kane konstatuar se prej gjithë OE-ve që i kanë dorëzuar ofertat, 5 janë të papërgjegjshme për arsye se nuk e kanë plotësuar përmbajtjen. Ndërsa një prej OE-ve që ka ofertuar e kanë cilësuar si të përgjegjshme ofertën, dhe kanë dy në vlerësim të ofertës teknike. Mirëpo anëtaret e komisionit të gjithë kanë konstatuar se oferta që është faqe 8 nga 11 e vlerësuar nuk mund te poentohet dhe nuk plotëson detyrat projektuese që janë kërkuar në konkursin e projektimit. Sikur të ishin prezent mund të na sqaronin pse është poentuar ky OE me zero poena. Mendoj që mira do ishte qe kjo procedure te anulohet, te korrigjohen mungesat ne detyrat projektuese dhe Iënda të ri tenderohet. Është konkurs projektimi me tri shpërblime dhe nuk dimë se si t’i përzgjedhim tri kompani me tri shpërblime kur 5 OE janë të eliminuar dhe nuk ka pas ankese nga ato”, ishte arsyetuar ai.