Aktuale
Kthehet në Rivlerësim tenderi për hartimin dhe revidimin e projekteve në këtë komunë

Gjykata e Tenderëve ka anuluar dhënien e kontratës për hartimin dhe revidimin e projekteve të Komunës së Kaçanikut, pasi që asnjë ofertë për këtë tender nuk ka qenë e përgjegjshme.
Deri te anulimi i dhënies së kontratës erdhi meqë në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) operatori ekonomik “Studio Hapsira” Sh.P.K është ankuar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Kaçanikut këtë tender e ka dhënë duke mos respektuar disa nene të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Si shkelje që ka bërë komuna sipas ankuesit del të jenë neni 7, 10, 24, 27, 28, 40, 51, 56, 59, 60, 61 paragrafi 4, neni 64, 67 si dhe neni 69-të, shkruan Ndërtimi.info
Ndërsa sipas njoftimit të OShP-së, komunës i është rekomanduar që ta anuloj në tërësi këtë aktivitet të prokurimit dhe të njëjtin mund ta ritenderoj konform dispozitave ligjore të LPP-së.
Paneli shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve e analizave konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues ka konstatuar se komuna e Kaçanikut tek kërkesat e nenit III.2 4 që lidhen me kapacitetin teknik dhe profesional ka kërkuar një inxhinier të diplomuar të gjeomekanikës dhe si dëshmi kërkesën në fjalë ka specifikuar “Kontratat ose marrëveshjet me stafin e kërkuar. Poashtu të njëjtin stafë kërkohen kopjet e diplomave të noterizuara dhe nga një CV”, ku paneli shqyrtues konstaton se duke pasur parasysh kërkesën e cekur, vërteton se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nuk plotëson kërkesën në fjalë meqë nuk ka ofruar asnjë lloj dëshmie se posedon kualifikimin e kërkuar. Madje, punëtorit të prezantuar si inxhinier të gjeomekanikës i shkruan se me profesion është gjeoteknik , që do të thotë se nuk i përgjigjet kërkesave të dosjes.
“Paneli shqyrtues konstaton se AK-ja, tek kërkesat e dosjes së tenderit të cekur si më lart ka kërkuar inxhinier të diplomuar të gjeomekanikës, OE i rekomanduar për kontratë ka ofruar diplomë të noterizuar për inxhinier të gjeoteknikës e jo të gjemoekanikës. Po ashtu edhe OE ankuese ka ofruar diplomë për inxhinier gjeomekanik” thuhet në njoftimin e OShP-së.
Bazuar në gjitha këto eksperti shqyrtues i OShP-së i ka propozuar panelit shqyrtues që të anulohet njoftimi për dhënien e kontratës dhe i rekomandon AK-së që të rivlerësoj aktivitetin e prokurimit përshkak se vlerësimi nuk është bërë në përputhje me dispozitat e LPP-së.
