Connect with us

Aktuale

Kryetari i Ndërtimtarëve kërkon të lejohet puna me kushte minimale të sigurisë

Published

on

Derisa Inspektorati i Punës në 100 vendpunishte të ndërtimtarisë ka ndërprerë punimet në mungesë të skeleve, Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor po vazhdon përpjekjet për ndërprerjen e këtij aksioni. Në anën tjetër Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pritet që nesër të dal me një vendim në lidhje me këtë çështje, shkruan Ndërtimi.info.

Se MMPS-së nesër do të dalë me një vendim për Ndërtimi.info e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor, Faton Hoxha.

Ai, ka treguar se kanë zhvilluar një takim me ministrin e MMPS-së, Skender Reçica, derisa ka theksuar se ndër kërkesat ka enë që punët të vazhdojnë me plotësimin e kushteve minimale të sigurisë në punë.

“Ne jemi takuar të enjten me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i kemi diskutuar gjërat dhe sipas gjasave nesër do të merret vendimi për ta zgjidhur situatën. Ne i kemi  kërkuar  një afat dhe secili që i plotëson kushtet minimale sipas rregullores t’i vazhdojë punët. Prej 101 punishteve që janë mbyllur, 17 veç i kanë plotësuar kushtet minimale. Prej nesër të shohim si po procedojmë. Skelja nuk është për momentin e vetmja mënyrë, ka edhe mënyra tjera që i parasheh rregullorja. Ne kemi kërkuar afat deri në fillim të sezonit të ardhshëm”, tha ai për Ndërtimi.info.

Sipas tij, ministria nuk arsye të mos i përmbushë kërkesat e drejtuara, derisa shtoi se asnjë rregullore nuk e përcakton çështjen e skeleve mbrojtëse gjatë punimeve ndërtimore.

“Nuk është në asnjë rregullore kërkesa decidive për skele. Ka mënyra tjera për sigurim të objektit e në disa objekte është e pamundur të përdoret skelja. Një e gjë e dimë të gjithë që gjendja nuk është e mirë dhe duhet të merren masa”, shtoi ai.

Ndërsa, kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi ka bërë të ditur për Ndërtimi.info se në Prishtinë ka përfunduar inspektimi dhe se përveç ndërprerjes së punimeve ka pasur edhe shqiptim të gjobave.

“Në Prishtinë në një farë mënyre është rrumbullakosura inspektimi i kësaj natyre, sepse sipas inspektorëve në teren janë inspektuar të gjitha vendpunishtet. 100 prej tyre janë pezulluar punimet. Në 16 raste ne i kemi lejuar punimet sepse i kanë plotësuar kriteret e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ndërsa, në dy raste kemi shqiptuar gjoba sepse ata kanë shkelë vendimet e inspektorëve. Do të thotë jo paraprakisht. Por pasi që ka shku inspektori ka bërë  pezullimin. Ne po mundohemi në këtë mënyrë të mbrojmë punëtorin, të krijojmë një standard më të lartë nga siguria dhe shëndeti në punë sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja në vendin e punës nuk ka qenë e mirë”, tregoi Ibrahimi.

Ibrahimi ka theksuar se brenda nëntorit apo eventualisht në mesin e dhjetorit do të inspektohen të gjitha vendpunishtet dhe aty ku nuk ka skele mbrojtëse dhe siguri në punë, punët do të pezullohen.

Aksioni i Inspektoratit të Punës ka ardhur si pasojë e shtimit të vdekjeve në vendin e punës. Vetëm  në periudhën kohore janar-tetor (2018) në vendin e punës kanë humbur jetën 19 punëtorë të ndërtimtarisë dhe dhjetëra tjera janë lënduar.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending