Aktuale
Kryetarët e komunave të Dukagjinit njoftohen se kah do t’i bie autostrada [video]

Kryetarët e komunave të Dukagjinit janë njoftuar për tri variantet e kompanisë projektuese se kah do t’i bie “Autostrada e Dukagjinit”.
I pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, në takimin e sotëm kryetarët e komunave para projektuesit dhe njësisë për mbikëqyrjen e projektimit të autostradës kanë dhënë edhe propozimet e tyre.
“Para se të fillojmë maratonën e takimeve me qytetarët e komunave nëpër të cilat kalon Autostrada e Dukagjinit, të zgjedhurit e tyre u njoftuan me propozimet e kompanisë projektuese për realizimin e saj. Bashkë me projektuesit dhe udhëheqësin e Njësisë për Mbikëqyrjen e Projektimit të Autostradës së Dukagjinit, pranuam propozimet nga kryetarët dhe përfaqësuesit e Istogut, Pejës, Deçanit, Gjakovës dhe Prizrenit, që sipas tyre do ta ngritnin edhe më shumë vlerën që kjo autostradë do të ketë për banorët e tyre”, shkruan Lekaj në Facebook.
Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës tregohet se në këtë takim është dhënë edhe që është përzgjedhur nga kompani projektuese, e i cili sipas tyre është më i realizueshmi si për nga kostoja financiare, ashtu edhe për nga ndikimi ambiental e socio-ekonomik.
Kryetarët dhe përfaqësuesit i dhanë vlerësimet e tyre fillestare, vlerësime këto që do të detajohen gjatë debateve publike që do të mbahen nëpër të gjitha komunat që prekën nga autostrada, në mënyrë që t’i hapet udhë edhe projektimit final të kësaj autostrade.
Megjithëkëtë, Ndërtimi.info ditë më parë ka sjellë detajet për tri variantet të cilat i ka projektuar Musa Islamaj nga kompania “InfraPlus”.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/2225511131106809/
