Aktuale
Kryeqytetit i shtohen edhe dy minibiblioteka, projekti do të zgjerohet në tërë vendin
Organizata Joqeveritare “ETEA” bëri rifunksionalizimin të minibiblotekës në lagjen “Bregu i Diellit”, e cila u dëmtua ditë më parë. Ndërsa bëri hapjen e minibiblotekës së re në Parkun te Qendra e Studentëve.
Drejtori i ETEA-së, Agon Ahmeti tha se minibibloteka ka qenë e vendosur afër shkollës ”Ismajli Qemajli”, por është sulmuar dhe dëmtuar tri herë.
“Minibibloteka i ka pasur disa dëmtime, kemi bërë renovimin e saj dhe rimbushjen me libra dhe do të jetë në funksion për qytetarët edhe kjo pikë, sikurse janë tashmë 10 të tjera”, theksoi Ahmeti
Ahmeti shpreson që potenciali për dëmtim të minimizohet apo të eliminohet tërësisht dhe të ketë jetëgjatësi edhe të jetë nën përkujdesjen e qytetarëve dhe të ketë ndikim qe të rritet lejueshmëria.
Përveç kësaj, OJQ ETEA bëri edhe hapjen e një minibibloteke të re tek Parku i Qytetit
“Me gjithë bashkëpunëtorët e projektit kemi vendos që ta zhvendosim në një pikë tjetër i cili është parku i ri i Sallës 1 Tetori. Meqenëse këtu ka ndriçim, sigurim dhe frekuentimi i qytetarëve është më i lartë “, tha Ahmeti.
Kosovare Sadiku, kryetare e Kuvendit Rinor të Prishtinës tha se me OJQ- në ETEA kanë pasur edhe bashkëpunime të tjera por qe bashkëpunimi për minibiblotekën po del të jetë një bashkëpunim i suksesshëm.
“Bashkëpunimi për minibiblotekën po vazhdon si një bashkëpunim i suksesshëm ku veçse jemi në fazën përfundimtare të këtij projekti me 12 lagje gjithsej me minibibloteka në kryeqytetin tonë”
ETEA planifikon që për vitin e ardhshëm projektin e minibiblotekave ta realizojë edhe në qytete të tjera të Kosovës./eo/