Aktuale
KRU “Radoniqi” kryeson edhe në vitin 2017 – i ofrohet kompanisë ideale
Nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit – Sipas Raportit të Përmbushjes së Caqeve për 6 Mujorin e Vitit 2017 nga Procesi Rregullator i Tarifave 2015 – 2017, KRU “Radoniqi” kryeson dhe bën diferencën nga Kompanitë tjera të Ujësjellësit në Kosovë.
Zëdhënësja e Kompanisë – Kaltrina Rudi tha se ky raport nuk është raport befasues pasiqë si kompani, kjo e fundit punon pandërprerë për të ofruar shërbime cilësore për atë edhe për çka jemi të thirrur.
“Që 4 vite me radhë jemi Kompania e Ujësjellësit lider në Kosovë, Kompani që jo vetëm që i përmbush caqet por edhe i tejkalon ato. Viti 2017 do të shënoj vitin e pestë që do të rangohemi si të parët”, ka deklaruar rudi.
Sipas Raportit të përbushjes së caqeve për 6 Mujorin e Vitit 2017 nga procesi rregullator i tarifave 2015 – 2017, në konkluzionet e kërij Raporti thuhet:
“Nga ajo që u theksua ma lartë, duket qartë se treguesit kryesorë pasqyrojnë të dhëna të mospërmbushjes së caqeve ku hynë treguesit që lidhen me sferën monetare, sikurse që nuk janë përmbush, ose nuk janë pasqyruar në librat kontabël të ndonjërës nga KRU-ve as planet e investimeve kapitale të aprovuara me procesin rregullatorë të tarifave për periudhën e shikuar me përjashtim të KRU “RadoniqI” sh. a. Gjakovë e cila i është ofruar më shumë kompanisë ideale nga aspekti i rregullatives ekonomike të 6 mujorit të vitit 2017”.
Rudi tha që ky Raport vlerëson punën e palodhshme të menaxhmentit dhe punëtorëve të KRU “Radoniqi” dhe është motivues për të gjithë ne.