Aktuale
KRU “Prishtina”: Mbeturinat rreptësisht të ndaluara të hidhen në rrjetin e kanalizimit!
Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar!
KRU “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët të mos hudhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.
Njoftimi i plotë:
Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht! Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpia jonë dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?!
Jo, aspak!
Rrjeti i kanalizimit nuk është kosh mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.
Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit!
Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogështi, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen.
Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastërti që, të kemi jetë të shëndoshë!
-
Infrastrukturë2 days ago
“Pse duhet medoemos me u realizue ndertimi i nënkalimit n’rrugën Agim Ramadani?”
-
Infrastrukturë3 days ago
Filluan punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Junikun me regjionin e Pejës
-
Infrastrukturë3 days ago
Valdete Marevci Dërmaku – Gruaja e parë inxhiniere në ndërmarrjen e ngrohjes qendrore të Prishtinës
-
Aktuale2 days ago
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor
-
Infrastrukturë2 days ago
Nis rehabilitimi i shtresave asfaltike ne aksin Tirane-Durres
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për 250,000 punëtorë shtesë ndërtimi deri në vitin 2028
-
Aktuale3 days ago
“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”
-
Infrastrukturë3 days ago
ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre