Aktuale
KRU “Prishtina” iu bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar qytetarët që ta ndalin praktikën e hedhjes së mbeturinave në rrjetin e kanalizimit.
Përmes një postimi në Facebook, kjo kompani thotë se rrjeti i kanalizimit nuk është shportë e as deponi mbeturinash.
“Të hedhësh palloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësishtë e ndaluar!Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, po ashtu e ndaluar rreptësishtë! Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpitë tona dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësishtë të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?!Jo, aspak”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” thotë se zhbllokimi i puseteve nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë.
“Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit! Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogështi, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen. Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastër që, të kemi jetë të shëndoshë”, thuhet në njoftim.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë2 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë