Aktuale
Kriza financiare ka trefishuar çmimin e patundshmërive
Kriza financiare globale përveç vendeve të tjera ka goditur edhe Britaninë e Madhe. Dhjetë vjeçari i fundit ka qenë periudha më e vështirë nëpër të cilën ka kaluar Britania e madhe specifikisht, duke iu bashkangjitur kësaj të fundit edhe shumë vende të tjera në mesin e të cilave qëndron edhe Greqia.
Gjërat kanë ndryshuar në Britani. Pronarët e “mëdhenjë” po mundohet që të blejnë sa më shumë gjëra me vlera të mëdha për të siguruar dispozita për veten, e në anën tjetër pronarët aktual në të shumtën e rasteve nuk po ia dalin t’i mbajnë pronat e veta dhe po detyrohen t’i shesin.
Si rezultat i kësaj gjendjeje vlera e shtëpive është rritur mjaftë shumë. Çmimi i tanishëm i shtëpive dhe ndërtesave të tilla është 535 mijë 232 euro në krahasim me vlerën të cilën e posedonin më parë. Çmimi mesatar i shtëpive ishte 235.000 mijë euro.
Në nivel kombëtar depozita është dyfishuar në 29 euro e 36 cent. Ndërsa në qytet gjendja qëndron edhe më keq në këtë aspekt ku depozita është katërfishuar në 111 euro e 94 cent.
Tregu në përgjithësi është ngadalësuar shumë dhe ka pësuar një rënie dramatike në transaksione. Shoqata e quajtur si “Pronarët e shtëpive” ka treguar se “më shumë se 1/3 e shtëpive në Londër janë në treg, dhe pronarët detyrohen të presin çmim pas çmimi për të marrë një shumë të parave e cila do t’iu mundësoj që të blejnë një shtëpi më të vogël dhe të vazhdojnë një jetesë normale”.
Ç’është e vërteta kriza e vitit 2007 po vazhdon edhe më tutje të riformësojë tregun dhe përgjithësisht shtëpitë bashkë me pronarët e këtyre të fundit shprehet Sallvies, njëri prej themeluesve të Shoqata “Pronarët e shtëpive”.
Ndër të tjera elemente të cilat mendohet se e kanë dëmtuar edhe më tutje e ekonominë e vendit mendohet të jenë edhe ndalimi i makinave me naftë dhe benzinë nga Qeveria Britanike deri në vitin 2040 si dhe dëmi i madh i bërë nga djegia e Kullës Grenfell. E në vend të këtyre lëndëve të përdoret energjia eklektike. Kjo është kritikuar nga qytetarët pasi sipas tyre paraqet rrezikshmëri. Mirëpo, kjo iniciativë e Qeverisë Britanike vjen me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe ajrit më të pastër.
You must be logged in to post a comment Login