Aktuale
Krijohet materiali mbulues vetëpastrues, ideal për kuzhina dhe spitale
Një material mbulues vetë-pastrues i cili mund të largojë të gjitha format e baktereve nga sipërfaqja e tij, është zhvilluar në Kanada.
Sipërfaqja plastike, e cila është një formë e trajtuar posaçërisht e mbështjelljes transparente konvencionale, mund të gjejë përdorime në ambiente të ndryshme, por veçanërisht në spitale dhe kuzhina.
Materiali mund të mblidhet përreth çdo sipërfaqe që mund të bëhet një pikë e nxehtë për baktere të tilla si C. dificile dhe MRSA, duke përfshirë edhe dorezat e dyerve dhe kangjellat.
Paketimi i ushqimit gjithashtu mund të përmirësohet me mbështjellësin, duke ndihmuar në ndalimin e transferimit aksidental të baktereve si E. coli, salmonella dhe listeria. Mbështjellësja vetë pastruese është zhvilluar nga inxhinierët në Universitetin McMaster të Kanadasë.
Sipërfaqja e mbështjellësit është e strukturuar me rrudha mikroskopike që ndihmojnë në parandalimin e ngjitjes së të gjitha llojeve të molekulës së jashtme. Kur lëngjet si uji ose gjaku hidhen në sipërfaqen e materialit, ato thjesht rrëshqasin, ngjashëm si pikat e shiut nga xhaketa e papërshkueshme nga uji.
Në një shkallë më të vogël, i njëjti efekt vlen edhe për bakteret, do të thotë që sipërfaqet e trajtuara zakonisht mund të mbrohen nga grumbullimi i mjaftueshëm i baktereve për t’i transferuar ato tek individi tjetër që i prek.
Ekipi gjithashtu aplikoi një trajtim kimik në mbështjellës për të përmirësuar aftësinë e tij për të larguar bakteret, duke rezultuar në një pengesë të përfunduar që është fleksibël, e qëndrueshme, e lehtë për t’u zbatuar dhe e lirë për t’u riprodhuar.