Aktuale
Krijohet hoteli lundrues në Suedi në mes të ujit të akullt
Në Suedi ndodhet një hotel super luksoz lundrues me një formë shumë të çuditshme në mes të lumit të ngrirë.
“Arctic Bath”, i rrethuar nga uji i ngrirë është një magji e vërtetë, ku çdokush do të preferonte të kalonte disa ditë në këtë ambient mahnitës.
Sipas CNN, pjesa kryesore e tij është një strukturë rrethore në lumin “Lule”, vend në cilin arrihet vetëm përmes një vendkalimi prej druri.
Në mes të kësaj ndërtese lundruese është një banjë gjigande me akull, e krijuar pikërisht për njerëzit që duan të guxojnë me të ftohtin.
Pjesa tjetër e ndërtesës është e përbërë nga sauna dhe banjo.
12 dhomat e hotelit janë të vendosura rreth bregut të lumit, ku përmes dritareve të xhamit, mundësohet një pamje shumë relaksuese.
Vendi është krijuar nga arkitektët Bertil Harström dhe Johan Kauppi,
Gjatë muajve të dimrit, Dritat Veriore ndriçojnë qiellin lart, duke krijuar një pamje të mrekullueshme.
Ekipi i “Arctic Bath” është gjithashtu i prirur të ngrejë hendekun midis turistëve dhe vendasve që jetojnë në fshatin Harads dhe të ftuarit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth kulturës lokale Sámi duke vizituar vendin.
Aktuale
Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë
Aktuale
Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”
Aktuale
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë3 days ago
“Pse duhet medoemos me u realizue ndertimi i nënkalimit n’rrugën Agim Ramadani?”
-
Infrastrukturë21 hours ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale3 days ago
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor
-
Infrastrukturë2 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Infrastrukturë2 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Infrastrukturë3 days ago
Nis rehabilitimi i shtresave asfaltike ne aksin Tirane-Durres
-
Infrastrukturë2 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Aktuale2 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës