Aktuale
Krijohet baza e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve ndërtimore në Shqipëri

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme të krijojë bazën e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (sistemi e-Leje), për të gjitha kërkesat dhe lejet, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Institucioni që administron informacionin në sistemin elektronik të lejeve është Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, që ka akses në sistemin e elektronik të lejeve (e-Leje), në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore dhe dytësore që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit elektronik.
Qeveria miratoi edhe kompetencat e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si ofrimi i asistencës ligjore dhe procedurale për bashkitë, trajnimin e stafit të bashkive dhe institucioneve, miratimin e listave dhe formularëve TIP të dokumentacionit që do të kërkohen nga autoritetet vendore, për aplikimet on-line, për çdo shërbim që ofrojnë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara ligjore.
Të dhënat e sistemit e-Leje janë:
a) Deklaratë paraprake për kryerje punimesh;
b) Leje zhvillimi;
c) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;
ç) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;
d) Leje ndërtimi infrastrukture për bashki dhe KKT;
dh) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;
e) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;
ë) Leje ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;
f) Leje ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;
g) Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për bashki dhe KKT;
gj) Leje ndërtimi për prishje të ndërtimit ekzistues për bashki dhe KKT;
h) Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për bashki dhe KKT;
i) Leje për ndryshimin e funksionit për bashki dhe KKT;
j) Leje për ndryshimin e subjektit zhvillues për bashki dhe KKT;
k) Njoftim për fillimin e punimeve;
l) Njoftim për raportin e mbikëqyrjes;
ll) Njoftim për raportin e kolaudimit;
m) Njoftim për ndryshimin e sujektit zbatues;
n) Certifikatë përdorimi për bashki dhe KKT.
Sistemi e-Leje ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore. Sistemi e-Leje garanton përdorimin e sistemit elektronik të lejeve nga të gjithë aplikuesit dhe institucionet e përfshira, me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimit me një ndalesë, në kuadër të ushtrimit të funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.j.j
