Aktuale
Krejt çka tha ministri Abdixhiku në konferencën e tij të parë për media
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se ka kërkuar nga organet përgjegjëse të ministrisë që të shikojn procedurat për anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës Banullë – Dheu i Bardhë.
Ky tender që u hap në kohën sa Pal Lekaj ishte ministër në detyrë, sipas Abdixhikut nuk figuron në planin buxhetor për vitin 2019-të të ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohë buxheti për vitin 2010-të akoma nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
“MIT në mandatin e qeverisë se kaluar ka shpallë tender në vlerës prej 110 milion euro. Në këtë kohë të shpalljes së tenderëve vendi nuk ka pas qeveri të re dhe as buxhet të miratuar. Unë jam vënë në dijeni të dy opinioneve rreth këtij tenderi. Pa alokim të mjeteve dhe ndarje buxhetore nuk mund të shpallen thirrje dhe një qeveri në ikje pa buxhet të aprovuar prandaj bazuar mbi dokumentet sot kam kërkuar nga organet përgjegjëse të ministrisë të shikojnë procedurat për anulimin e tenderit në fjalë”, tha ai.
Abdixhiku tha se ky projekt do të jetë prioritet i qeverisë, por i cili do të nisë vetëm pasi të jetë miratuar buxheti për vitin 2020.
“Projekti në fjalë do të jetë prioritet i qeverisë dhe thirrja për tenderim mund të ndodhë vetëm pasi të jetë miratuar buxheti. Futja e shtetit në detyrime buxhetore është akt joligjor dhe ne nuk jemi të interesuar të shkelim ligjin dhe nga sot kam inicuar procedurat për anulimin e tenderit” tha Abdixhiku.
Ministri Abdixhiku ka shpalosur edhe programin qeverisës, ku ka treguar disa nga projektet që do të përfndojnë në mandatin e tij.
“Në programin qeverisës pika e parë është rishikimi i dinamikë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në drejtim Prishtinë-Podujevë, lidhja Skenderaj-Komoran”, tha ai.
Tutje, Abdixhiku ka premtuar shfuqizimin e Rregullorës se Lekajt për kompetencat e këshilltarëve
“Pardje kam marrë Rregulloren e Qeverisë dhe e kam krahasuar me atë të Ministrisë, për mua është absurde që Ministria nxjerr Rregullore që e përjashton Rregulloren e Qeverisë. Unë kam kërkuar që të shfuqizohet kjo Rregullore brenda ministrisë por konform disa procedurave ligjore, të respektohet rregullorja e qeverisë, kemi intencë që të respektojmë hierarkinë institucionale”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku tregoi se ka gjetur inspektoratin pa vetura teksa në kabinetin e tij tha se ishin 7 vetura, poashtu bëri të ditur se asnjë zyrtar me aktakuzë nuk do të jetë në poste të larta drejtuese.
“Për mu është absurde se si ministria nxjerr rregullore qe përjashton rregulloren e qeverisë. Nuk e di për gjendjen e veturave dhe se kush i shfrytëzon sepse dje inspektorati kishte mungesë të veturave dhe kabineti im kishte 7 vetura dhe dje kërkova që t’i jepen inspektoratit. Asnjë zyrtar me aktakuzë nuk mund të shërbejë në poste të larta, tha ai.