Featured
Kosovarët shpenzojnë rrymën në ngrohje të objekteve dhe amvisëri
Një nga mënyra më të lehta për të kursyer energji në shtëpitë dhe banesat tona është përmes përdorimit të energjisë alternative. Sipas një statistike Kosovarët shpenzojnë rreth 35 % të energjisë elektrik për të ngrohur objektet banesore dhe objektet që janë pronë e shërbyesve (publik dhe privat). Si sektori më konsumimin më të madh të energjisë elektrike është ai i amvisërisë (rreth 63%), duke u bazuar në të dhënat e një plani të veprimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Energji do të thotë aftësi për të kryer punë, energji do të thotë lëvizje, ngrohtësi. Ajo është një forcë shtytëse e jetës sonë dhe vë në lëvizje gjithçka. Duhet të cekët se efiçienca e energjisë çdo herë nënkupton të njëjtën – përdorim më i pakët i energjisë për të njëjtin shërbim, apo aktivitet ose për të njëjtin rezultat të dëshiruar.
Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të lehta që ju mund të kurseni energji në shtëpitë tuaj, është përmes ndriçimit efiçientë.
Ndriçimi efiçientë është një nga masat që sjell kursime domethënëse në energjinë elektrike të përdorur për këtë qëllim në banesë. Ndriçimi efiçient përfshin para së gjithash përdorimin në maksimum të energjisë natyrale si ndriçimi më i mirë.
Aktualisht, në përdorim kanë hyrë llambat efiçiente (fluoreshente) të cilat përveçse kursejnë energji kanë një jetëgjatësi të madhe që shkon në më shumë se 10000 orë punë në krahasim me llambat jo efiçiente të cilat kanë jetëgjatësi deri në 1000 orë punë. Më thjesht do thonim se për të njëjtën sasi ndriçimi një llambë jo efiçiente me fuqi 100W i përgjigjet një llambë efiçiente 20W. Pra kursimi i energjisë është 5 herë më i lartë kur ne përdorim llamba efiçiente.
Me një kalkulim të thjeshtë duke e rikujtuar nivelin e pagave në Kosovë një kursim mujor prej 20 euro përbën 7% të pagës neto 300 euro, prandaj mbetet tek ju nëse keni vendosur të merrni hapa konkret për kursim të energjisë
You must be logged in to post a comment Login