Aktuale
Kosova vendos për Vetëvendosjen, PAN bien poshtë
Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit më 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vjetet e ardhshme. Nga tri parti të mëdha dhe dy koalicione, asnjëra nga to nuk arriti që të marrë shumicën e votave të qytetarëve. Mirëpo, për herën e parë në histori të saj Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë partia e parë në vend e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe duke lënë në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës. Nga rezultateve e këtyre zgjedhjeve, pozita dhe opozita e deritanishme do të ndërrojnë vendet, raporton Ndërtimi.info.
Në këto zgjedhje të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 43,25 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërsa, nga ky total i votuesve, sipas numërimit të 97 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të bind 25,71 për qind të votuesve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 25 për qind të votave, Partia Demokratike 21,13 për qind, ndërsa pasohet nga koalicioni më i madh i këtyre zgjedhjeve AAK-PSDK deri tani ka arritur të marrë vetëm 11,59 për qind të votave të qytetarëve. Për dallim nga këto parti, koalicioni Nisma – AKR- PD po rrezikon të mos kalojë as pragun prej 5 për qind të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, pasi nga 97 për qind të votave të numëruara ka arritur të fitojë vetëm 4,90 për qind të tyre. Për dallim nga ky koalicion pragun ka arritur ta kalojë Lista Serbe me 6,41 për qind të votave të përgjithshme, kurse partitë tjera kanë bindur vetëm 10,21 për qind të votuesve.
Mirëpo, në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta
Në gjithë vendin, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 1 milion e 937 mijë e 868 qytetarë, prej tyre 775 mijë e 154 mijë kanë dhënë votë të vlefshme, ndërsa 39 mijë e 776 qytetarë nuk kanë votuar në mënyrë të duhur, duke bërë që vota e tyre të konsiderohet e pavlefshme.
Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.