Aktuale
Kosova shikon të marrë modele nga vende të ndryshme për funksionim dhe organizim të Inspektoratit të Punës
Me qëllim që të shihet mundësia që Kosova të marrë model të funksionimit të Inspektoratit të Punës, janë hulumtuar praktikat e disa shteteve të Bashkimit Evropian mbi organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Punës, transmeton Ndërtimi.info.
Ky hulumtim u paraqit sot në kuadër të tryezës së KDI-së “Sfidat e punëtorëve dhe roli i Inspektoratit të Punës”, ku u diskutua edhe Projektligji për Inspektoratin e Punës.
Hulumtuesi, Visar Rushiti tha se në bazë të hulumtimit del se nuk ka ndonjë vend të BE- së që mund të merret si model për funksionimin e Inspektoratit të Punës.
“Nuk kam pa ndonjë model në të cilin duhet të bazohet Kosova. Modeli i Shqipërisë më është dukur model të cilin duhet ta ndjek Kosova. Është modeli i Malit të Zi, iniciativa që e kemi biseduar që në Kosovë të ketë një inspektorat në nivel qendror qe t’i koordinoj inspektoratet tjera. Ajo që e mbështesim është se inspektoratet të jenë të decentralizuara ose krejt të centralizuara, por jo një që t’i koordinoj se është e vështirë”, tha ai.
Ai, tha se në të gjitha këto vende të hulumtuara, inspektorati është në kuadër të Ministrisë së Punës.
Në 7 vende të hulumtuara, fokusin e kanë marrëdhënien e punës dhe sigurinë e shëndetin në punë.
Sipas këtij hulumtimi në vendet e tjera bëhen më shumë trajnime të inspektorëve para punësimit dhe pas punësimit.




