Connect with us

Aktuale

Kosova rrezikon të humbë miliona euro, AKP paditet në Arbitrazh

Published

on

Republika e Kosovës sërish në Arbitrazh, kësaj radhe nga kompania kroate “Iming” D.O.O., e cila ka iniciuar padi ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) në këtë gjykatë ndërkombëtare për mos kompensimin e investimeve që i ka bërë kjo kompani në Minierën Industria e Magnezit (MIM) Golesh.

Në Zyrën e Kryeministrit thonë se duhet të angazhohen përfaqësues ligjor për t’u mbrojtur, ndërsa Kuvendi zgjedhë heshtjen.

Avokati Granit Vokshi, përfaqësues i autorizuar nga kompania “Iming” pret që ky tribunal do ta vlerësojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse kërkesa është e arsyeshme, e drejtë dhe e mbështetur në ligj.

Avokati Vokshi konsideron se kërkesa e klientit është e arsyeshme dhe e drejtë dhe si e tillë të gjitha provat shkojnë në favor të kompanisë “Iming”, meqenëse, sipas tij, tri instanca gjyqësore, dy të Dhomës së Posaçme si dhe Gjykata Kushtetuese ia kanë njohur të drejtën e kompensimit të dëmit në raport me investimet, të cilat i ka realizuar në këtë kompani.

“Ne kemi iniciuar procedurën e arbitrazhit nëpërmjet dërgimit të njoftimit për Arbitrazh, njoftim ky i bërë më datën 2 prill të këtij viti pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Tanimë në bazë të rregullave të Arbitrazhit, të cilat janë të aplikueshme për këtë kontratë, AKP është e obliguar që brenda 30 ditëve të emërojë arbitrin e vet, i cili pastaj së bashku me arbitrin e emëruar nga ana jonë, do ta caktojnë edhe arbitrin e tretë. Në këtë mënyrë do të konstituohet tribunali i Arbitrazhit, i cili do të gjykojë këtë kërkesë të kompanisë ‘Iming’ për kompensimin e investimeve të realizuara gjatë kohës sa I njëjti ishte pronar i kompanisë MIM Goleshi”, thotë Vokshi.

Avokati Vokshi thotë se procedurat e tilla të Arbitrazhit po paraqesin një rrezik serioz për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Sipas tij, kërkesa fillestare, është në shumë 18 milionë euro për investimet të cilat janë të njohura nga vet Administrata Tatimore e Kosovës, ndonëse siç tha ai, kësaj shume do t’i shtohet edhe interesi vjetor.

“Kërkesës tonë prej 18 milionë euro duhet t’i shtohet edhe interesi prej 8 përqind dhe pastaj janë kostot e tribunalit të Arbitrazhit, i cili sigurisht se do të jetë me miliona euro. Andaj, konsideroj se kjo është një kosto jashtëzakonisht e madhe për buxhetin e Republikës së Kosovës. Me qëllim të shmangies së këtyre proceduarve, konsideroj që Qeveria dhe AKP duhet të reflektojë seriozisht për këtë dhe të kontaktoj klientin tim në mënyrë që të diskutohet dhe eventualisht të arrihet ndonjë marrëveshje”, thotë Vokshi.

Kryesuesi i Njësisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë Kosovare të Privatizimit(AKP), Veton Hajdini duke pranuar se si Agjenci do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare, thotë se AKP konfirmon se të gjitha veprimet e saj janë mbështetur në proceduat ligjore ashtu sikurse janë konfirmuar edhe nga të gjitha instancat gjyqësore në Republikën e Kosovës.

“Sa i përket arbitrazhit, kjo çështje është e ndërlidhur me gjykimet e deritanishme andaj beson se arbitrazhi do të rikonfirmojë vendimet e ligjshme të AKP-së, të konfirmuara nga të gjitha instancat gjyqësore në Republikën e Kosovës”, thotë Hajdini në një përgjigje elektronike për KosovaPress.

AKP nuk është përgjigjur për rrezikun financiar që mund ta ketë nga Arbitrazhi.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, thotë se institucioni përkatës, në këtë rast AKP-ja, duhet që nëpërmjet përfaqësuesit të saj të argumentojë me dëshmi për ligjshmërinë e vendimit të marrë në atë kohë nga Agjencia.

“Me Kushtetutë jemi të shpallur shtet pluralist, me pushtete të ndara. Edhe institucionet qeveritare, edhe AKP-ja e cila i përgjigjet drejtpërdrejt Kuvendit, nuk përzihet në të drejtën e kujtdo për të paditur ose për të kërkuar të drejtën e vet. Në këtë rast ky investitor ka të drejtë të ankohet , ka të drejtë ta inicojë padi dhe neve nuk na shkon ndërmend ta pengojmë. Por, ajo që duhet ta bëjmë është se kur të fillon procedura, Qeveria dhe AKP duhet ta dërgojë përfaqësuesin e vet që sjell argumente dhe dëshmi për ligjshmërinë e vendimit të marrë nga AKP-ja”, thotë Shatri.

Shatri nuk pret që në betejën me drejtësinë ndërkombëtare të humbë AKP. Këshilltari i kryeministrit është i vetëdijshëm se mbrojtja në Arbitrazh ka edhe një kosto financiare.

“Ne e mbrojmë, e çojmë përfaqësuesin tonë për me mbrojt me argumente, për të cilat jam i sigurt se ekzistojnë, në rast se nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës. Nuk ka dilema se mundet që ankesa të kthehet e u kthyer ankesa negative. Normalisht(ka kosto), por duhet të mbrohet. . Ai ka drejtë me u ankua, ne kemi drejtë që të mbrohemi. Për me u mbrojt e kemi një kosto, por çka me bë tash. Nuk e di sa”, thotë Shatri.

Ndërsa, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës si themelues i AKP-së, nuk janë përgjigjur.

Kompania Iming ka angazhuar avokatët Arianit Koci, Granit Vokshi dhe Ahmet Kasumi, që ta përfaqësojnë procedurën Arbitrazhit e cila do të zhvillohet kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me kthimin e investimeve të bëra në kompaninë Mim Goleshi e cila ishte privatizuar në vitin 2006 nga e njëjta kompani.

Arbitri i kompanisë “Iming” është një profesor i të drejtës ndërkombëtare private, dhe i të drejtës komerciale nga Kroacia.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending