Aktuale
Kosova po krijon kuadro të reja për përpunim të metaleve

Për herë të parë në Kosovë 10 nxënës ndoqën praktikën intensive profesionale “Bazat e përpunimit të metaleve dhe metodat e saldimit” nga Oda Zejtare e Dortmundi.
Blerim Gërvalla, zv.drejtor i shkollës Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” dhe inxhinier i makinerisë, tha se ky trajnim është organizuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë (BMZ), në bashkëpunim me Odën e Zejtare në Dortmund (OZD) dhe Shkollën Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” për herë të parë në Kosovë kanë organizuar praktikën profesionale „Bazat e përpunimit të metaleve dhe metodat e saldimit“, në të cilin janë trajnuar 10 nxënës të kësaj shkolle dhe dy pjesëmarrës të FSK-së, sipas arsimit dual i cili parashihet edhe në kurrikulën e arsimit dhe aftësimit profesional të Kosovës.
“Plan programi ka ardhur nga Gjermania dhe është ndërlidhur direk me ndërmarrjet”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kjo praktikë profesionale është mbajtur për pesë muaj me radhë dhe është realizuar në mjediset e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” dhe në ndërmarrjet e ndryshme private, në bashkëpunim me trajnues gjermanë dhe kosovarë, sipas standardeve gjermane.
Kurse Jeton Gashi, inxhiner, mësimdhënës tha se ka qenë një përvojë e mirë për këtë projekt.
Edhe Granit Vrella, nxënës, tha mësimet për përpunimin e mineraleve dhe metaleve, që i ka marr në këtë projekt ka qenë një mundësi e mirë për të.
