Aktuale
Kosova e Shqipëria meritojnë më shumë turistë, sipas National Geographic

National Geographic ka zgjedhur dhjetë vendet e botës të cilat duhet t’i vizitojnë më shumë turistët apo dashamirët e bukurive natyrore.
Në këtë listë vendesh, National Geographic ka sugjeruar turistët që të vizitojnë bukuritë e Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Koha.net.
Kosova
Largojuni turmave dhe ulini shpenzimet duke vizituar shpatet e shtetit më të ri të Evropës.
Shteti më i ri i Evropës, i cili ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nuk ishte një shtyllë në gjurmët turistike. Një vend mes konfliktit të dhunshëm dhe tensionit politik midis serbëve dhe kosovarëve shqiptarë gjatë viteve 80-a dhe 90-a, veçanërisht në luftën e Kosovës të vitit 1998, Kosova kaloi gati një dekadë si protektorat i OKB-së. Megjithatë, sot Kosova e pavarur është njëra nga destinacionet më emocionuese dhe ekonomike të Evropës për udhëtimet aventureske.
Pse të vizitoni Kosovën: Derisa shumë kanë shkruar për kulturën e lokaleve të Prishtinës, pjesa më e mirë e piktoreske e Kosovës është jugu. Qyteti mesjetar i Prizrenit – një qytet që ka një kështjellë në kodër, hamamet otomane dhe bazilikat e shekullit XIV – është një bazë e përkryer për të shëtitur (ose skijuar) në Malet e Sharrit të Kosovës, ose thjesht të shëtiteni në lumin e pyllëzuar prapa kodrës së kështjellës.
Shqipëria
Shijoni amfiteatrot greko-romake, kishat ortodokse të mbushura me ikonat dhe plazhet e Adriatikut në Shqipëri.
Shqipëria ka një industri e turizëm në rritje dhe ka qytete otomane të listuara nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën, shkruan National Geographic, përcjell Koha.net. Shqipërinë është e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe tani atë e vizitojnë pothuajse 3.5 milionë turistë në vit.
Ndër vendet tjera që i sugjeron National Geographic për turistët, janë: Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Uzbekistani, Timor-Leste, Gjeorgjia, Tunizia.
