Connect with us

Aktuale

“Kosova e Re” me kosto të konsiderueshme shtesë për vendin

Published

on

Organizata partnere e Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), sot publikoi blogun për përmbledhjen ekzekutive të raportit të Bankës Botërore për opsionet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Rezultatet e këtij raporti, të cilat asnjëherë nuk u bënë publike, ishin arsyeja që Banka Botërore të tërhiqet nga mbështetja e idesë për një termocentral të ri në Kosovë.

IEEFA Evropë: BB thotë se energjia e ripërtërishme dhe efiçienca janë opsionet me kosto më të ulët të energjisë elektrike

Raporti dobëson argumentin për mbështetjen e një termocentral të ri, të shtrenjtë, në Kosovë.

Kosova mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët duke zhvilluar burimet e saj të ripërtërishme të energjisë, duke investuar në efiçiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri, sipas studimit të pabotuar të Bankës Botërore, i cili zbulon pse banka vitin e kaluar tërhoqi mbështetjen për një termocentral të ri me qymyr në Kosovë.

Studimi gjithashtu shtron pyetjen pse një firmë në Mbretërinë e Bashkuar/Sh.B.A., ContourGlobal, është ende duke u përpjekur të sigurojë fonde për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr në Kosovë duke përdorur teknologjinë e General Electric.

Studimi i Bankës Botërore zbulon se një termocentral 450 megavatësh (MW) me qymyr me specifika të zgjedhura nga ContourGlobal do të “krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin.” Në të kundërtën, studimi arriti në përfundim se një kombinim i opsioneve më të vogla, alternative, të furnizimit mund të bëjnë të njëjtën punë më lirë dhe më pastër, transmeton rtk.

Ky studim është mjaft domethënës, si për të përmbysur mbështetjen e Bankës Botërore për termocentralin e ri me qymyr në Kosovë, ashtu edhe për implikimet e tij globale: që një termocentral modern i ri me qymyr, nuk është më opsioni më i lirë, madje edhe në një vend me resurse të mëdha të rezervave të qymyrit (linjitit), si në rastin e Kosovës.

Konstatimi se një termocentral modern me qymyr nuk ishte më opsioni me kosto më ulët për Kosovën, u bazua në një numër faktorësh, duke përfshirë investimet e fundit dhe të planifikuara të vendit në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtërishme, dhe rënien e ndjeshme globale të kostos së energjisë solare, erës dhe baterive për ruajtjen e energjisë.

Raporti thotë se “Ka pasur ulje të konsiderueshme në kostot kapitale të panelave solare PV, teknologjisë së erës dhe teknologjive për ruajtjen e energjisë,”. Vërejmë se studimi u botua para uljes së mëtutjeshme të kostos, veçanërisht të baterive për ruajtjen e energjisë. BloombergNEF, të martën, raportoi se çmimet e baterive kanë rënë 13% në 12 muajt e fundit.

Vendimi i Bankës Botërore, vitin e kaluar, për të tërhequr mbështetjen për një termocentral të ri qymyri në Kosovë ishte kundërshtues, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës që favorizonte një termocentral të ri me qymyr, dhe peshën e Shteteve të Bashkuara si aksionari më i madh i Bankës Botërore. Studimi konfidencial i Bankës Botërore u botua vetëm përbrenda bankës, në gusht të vitit të kaluar.

Nga përmbledhja ekzekutive prej 23 faqesh, Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), krahasoi koston e 10 opsioneve të ndryshme të furnizimit për të përmbushur kërkesën e energjisë elektrike të Kosovës gjatë tre dekadave të ardhshme. Këto opsione ishin: zhvillimi i mëtejshëm i energjisë së ripërtërishme dhe baterive për ruajtjen e energjisë; për të rindërtuar dy njësitë ekzistuese të energjisë nga qymyri, ndërsa bënë mbylljen e tri të tjerave: për të ndërtuar një termocentral të ri, duke zgjedhur nga një larmi madhësish dhe teknologjishë; ose për të ndërtuar një termocentral të ri të naftës ose karburantit të dyfishtë (gaz dhe naftë).

Sidomos, kur opsionet e qymyrit nuk përfshijnë koston e rigjenerimit dhe pastrimit të minave të linjitit, pasi Banka Botërore thotë se “nuk ka vlerësime të besueshme”.

Të gjitha opsionet e furnizimit do të plotësonin nevojat e furnizimit me energji elektrike të Kosovës, për orë, për tre dekadat e ardhshme, dhe të lejojnë importet e energjisë elektrike në nivele historike.

Një nga opsionet që u morr në konsideratë ishte një termocentral me qymyr me fuqi 450MW, superkritike (SC), siç është zgjedhur nga ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës. Studimi arriti në përfundimin se ndërtimi i një termocentrali të tillë me qymyr nuk kishte më kuptim në Kosovë, për dy arsye kritike.

Së pari, ishte shumë i shtrenjtë. Në bazë të skenarit të Bankës Botërore, opsionet më të lira përfshinin: zhvillimin e mëtutjeshëm të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe baterive për ruajtjen e energjisë; riparimin e njësive ekzistuese të qymyrit; ose ndërtimi i një termocentrali nën-standard (“sub-critical”), joefikas, me teknologji të lirë dhe e vjetruar, e cila është refuzuar nga ContourGlobal.

Së dyti, një termocentral i madh me qymyr thjesht nuk ishte i nevojshëm, përfundoi Banka Botërore, për shkak të investimeve të reja dhe të planifikuara të Kosovës në efiçiencë të energjisë, BRE, dhe planet e pritura për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe rritjen e shtrirjes së ngrohjes qendrore.

Banka Botërore gjeti: “Cilido skenar 450MW do të krijojë suficit të kapacitetit. Nëse qeveria vendos të ndërtojë një termocentral të ri 450MW, atëherë do të krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin. Skenarët 450MW do të krijonin teprica të kapaciteteve, të cilat nuk janë të nevojshme, shumicën e kohës, për të përmbushur kërkesën e brendshme.”

Në mënyrë më të detajuar, Banka Botërore atëherë shikoi tre skenarë në mënyrë që të rendiste 10 opsione të ndryshme të furnizimit të saj me kosto më të vogël.

Skenari i parë mati kapitalin dhe koston e funksionimit plus koston e importeve të energjisë elektrike. E dyta shtoi koston lokale të ndotjes së ajrit. Dhe i treti shtoi si koston lokale të ndotjes së ajrit ashtu edhe koston globale të emetimeve të karbonit, përmes ndryshimeve klimatike.

Sipas skenarit të parë, opsioni për të riparuar dy njësi ekzistuese të qymyrit u konsiderua opsioni me kosto më të ulët, megjithëse studimi paralajmëroi “rreziqe të konsiderueshme teknike dhe të tejkalimit të kostos”. Zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ishte opsioni i tretë me kosto më të ulët, pas opcionit të një termocentrali të ri nën-standard (“sub-critical”) me qymyr.

Sipas skenarit të dytë, i cili përfshinte koston e ndotësve lokalë të ajrit, termocentrali nën-standard (“sub-critical”) i qymyrit u konstatua se ishte kostoja më e ulët, e ndjekur nga zhvillimi i mëtejshëm i BRE-ve. Është e çuditshme që studimi i Bankës Botërore përfshiu një termocentral të tillë nën-standard (“sub-critical”) me qymyrit në analizën e tyre, duke pasur parasysh se tani ajo teknologji është tejet e vjetër e cila ka shumë pak gjasa që sot të ndërtohet kudo në botë.

Sipas skenarit të tretë, i cili përfshinë koston e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të karbonit, zhvillimi i BRE-ve u vlerësua të ishte opsioni me më pak kosto, ndërsa opcioni i dytë ishte ndetërtimi I një termocentrali ultra-supercritical i qymyrit.

Përmbledhja ekzekutive e Bankës Botërore nuk zgjodhi një fitues. Sidoqoftë, nëse e përjashtojmë teknologjinë nën-standard (“sub-critical”) të qymyrit, zbulon se nevojat e ardhshme të Kosovës të furnizimit me energji elektrike mund të përmbushen me kosto më të ulët ose nga zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ose rehabilitimi i njësive ekzistuese të gjenerimit të qymyrit, në varësi të faktit se a llogaritet ndotja e ajrit dhe çmimet e karbonit.

Banka ishte e qartë në refuzimin e planeve për një termocentral të ri 450MW me qymyr për shkak të kostos së tepërt të saj dhe kapacitetit të tepërt. Nëse ContourGlobal dëshiron të shmangë krijimin e “kostove shtesë të konsiderueshme për vendin”, atëherë edhe ata do të tërhiqeshin nga ky plan.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending