Aktuale
Kopshti Botanik i Tiranës do të kthehet në qendër tregtare
Mazniku ka treguar planet në lidhje me Kopshtin Botanik, për të cilin së fundmi, opozita ka akuzuar Qeverinë se po përgatit projekte me pallate, të cilat do të marrin hapësirat e gjelbërta. Sipas opozitës në të ardhmen në vendin ku ndodhet Kopshti Botanik mund të ndërtohet një qendër tregtare.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka folur së fundmi në lidhje me kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik Të Tiranës tek Bashkia e Tiranës që deri më tani menaxhohej nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
I ftuar në “A2 CNN”, Mazniku ka treguar planet në lidhje me Kopshtin Botanik, për të cilin së fundmi, Opozita ka akuzuar Qeverinë se po përgatit projekte me pallate, të cilat do të marrin hapësirat e gjelbërta. Sipas Opozitës në të ardhmen në vendin ku ndodhet Kopshti Botanik mund të ndërtohet një qendër tregtare.
Në lidhje me këto dyshime, nënëkryetari i Bashkisë tha se Kopshti Botanik nuk do të tjetër sohet.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave, kur bën kalimin e pronësisë nga shteti te bashkia, e vendos në mënyrë taksative që kopshti nuk do të tjetërsohet. Kjo është e shkruar në vendim. E dyta, nuk është në interesin e bashkisë që ta bëjë këtë gjë. Bashkia kërkon ta përfshijë në investimet që ka bërë deri tani, si në Liqenin Artificial. Sot është një kopsht i degraduar dhe universiteti nuk ka mundësi të kujdeset për të.
Interesi i bashkisë është i thjeshtë: kopshti të rivitalizohet dhe në periudhën kur nuk i duhet universitetit, të jetë i hapur për qytetarët e Tiranës. Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me universitetin që t’i ruhen të gjitha të drejtat që gëzojnë sot dhe i kemi premtuar që arsyeja pse sot nuk kemi projekt specifik sepse duam që këtë projekt ta bëjmë bashkë me universitetin,”- theksoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Disa ditë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik./Dosja.al