Arkitekturë
Konkurrencë e ashpër për çmimin “World Building of the year 2017”

Ndërtimet më të mira gjatë vitit 2017, tashmë janë nominuar nga World Build. Në këtë garë do të marrin pjesë gjithsej 68 projekte nga e gjithë bota. Duke përfshirë këtu edhe ndërtesat nga Londra dhe Vietnami.
Fituesit e çmimit do të zbulohet në muajin nëntor gjatë Festivalit Botëror të Arkitekturës në Berlin. Në këtë ngjarje tre-ditore, arkitektët dhe profesionistët si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit mblidhen për të mësuar, këmbyer përvojat e tyre si dhe për të marrë frymëzim për të punuar më tutje.
Në ndërtimet më të mira botërore të vitit marrin pjesë disa prej ndërtesave më mbresëlënëse në botë. Kandidatët e këtij viti përfshijnë emra të mëdhenj të tilla si Zaha Hadid dhe Thomas Heatherwick. Zaha Hadid ishte një arkitekte iriakiano-britanike shumë e njohur. Femra e parë arkitekte e cila kishte marrë çmimin prestigjioz arkitektonik në Mbretërinë e Bashkuar më 2010 dhe 2011. Thomas Heatherwick është njëri prej arkitektëve më të njohur e më të kërkuar momentalisht në Londër.
“Listën e konkurrentëve të këtij viti e përbëjnë një gamë jashtëzakonisht e ndryshme gjeografike,” ka thënë Paul Finch, drejtor i programit në këtë festival.
Në vazhdim do të paraqesim disa nga ndërtesat të cilat janë pjesë e këtij konkursi për të fituar çmimin si objekti më i mirë i vitit 2017.
Instituti i Dizajnit arkitektonik dhe urban- Zhuhai, Kinë
Zaha Hadid Architects – Antwerp, Belgjikë
Vo Trong Nghia – Ho Chi Minh City, Arkitektë Vietnam
Neri & Hu Dizajni dhe Zyra Kërkimore – Suzhou, Kinë
Alison Brooks Architects – Londër, Britani e Madhe

You must be logged in to post a comment Login