Aktuale
Konjufca kërkon nga Prokuroria të hetohen 63 milionë eurot e “Bechtel&Enka”-s

Edhe njëherë është diskutuar për 63 milionë eurot që Qeveria e Kosovës do të detyrohet t’ia paguajë kompanisë “Bechtel&Enka”s.
Deputeti i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të merret siç thotë ai me këtë krim, dhe se ky krim nuk do të mund të mbetët pa u ndëshkuar.
“Unë i bëjë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë krim sepse ky krim nuk mund të mbet kështu i pandëshkuar”, tha Konjufca përcjellë Ndërtimi.info
Mes tjerash ai tha se gjithë kjo erdhi nga nënshkrimi i kontratës skandaloze nga Qeveria Thaçi.
Deputeti Konjufca gjithashtu ka përmendur edhe hedhjen e fajit që po bëhet nga qeveria e kaluar dhe ajo e tanishmja, ku për këtë të fundit tha se më shumë po shërben si arkëtarë.
“Qeveria Thaçi në atë kohë ka nënshkruar kontratë që e cila ka qenë skandaloz për nga kushtet por edhe për nga çmimi i asfaltit. Sepse e bëri Kosovës me asfaltin më të shtrenjtë në botë. Pra, shteti më i varfër që paguan asfaltin me çmimin më të shtrenjtë. Qeveria nuk respektoi kontratën dhe Kosova rrezikon të gjobitet 63 milionë euro. Kurse qeveria e tanishme nuk ka çfarë të bëjë në këtë rast, përveç që po më duket që po funksionin më shumë si arkëtar se sa si qeveri e vërtetë… Penalltitë që mund të marrë Kosova kanë të bëjnë me çështjen e vonesave sepse është nënshkruar një kontratë me çështje rigoroze. Kosovës një muaj vonesë pagesë i kushton 14 milionë euro. Tash Kosova duhet që shiheni çfarë shteti po nderojmë dhe çfarë praktika të pushtetit. Qeveritarët gabojnë e qytetarët duhet të paguajnë”, është shprehur Konjufca.
