Connect with us

Aktuale

Konfliktin në NPB e pësojnë punëtorët, me xhirollogari të bllokuara s’mund të marrin pagat

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme kishte provuar të futej në këtë ndërmarrje, por të njëjtit nuk i është lejuar hyrja.

Hoxha thotë se si kryeshef ka të drejtë të ketë qasje kur të dojë në ndërmarrjen të cilën e drejton, por që potencon se disa persona jashtëligjshëm nuk po ia lejojnë ushtrimin e detyrës.

Ndërkohë që bëri të ditur se llogaritë bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore janë bllokuar dhe nëse atij nuk i lejohet qasja në këtë ndërmarrje, punëtorët nuk do të kenë mundësinë t’i marrin pagat, përcjell Ksp.

“Si kryeshef ekzekutiv ki qasje në një ndërmarrje dhe në pasurinë e ndërmarrjes kurdo dhe kudo, sepse je përgjegjës, atë përgjegjësi nuk ia kam dhënë vetës, por ma ka dhënë aksionari. Përveç asaj përgjegjësie, unë kam përgjegjësi edhe të tjera, siç është bllokimi i llogarive bankare që tashmë i ka ndodhur z.Kryeziu. Momentalisht llogaritë bankare të gjitha janë të bllokuara, rrogat ende nuk ka ardhur koha me i marrë po sigurisht nuk do të mund t’i marrin se llogaritë janë të bllokuara. Deklarimi i TVSH-së i muajit maj në ligjin për taksa bëhet deri më datën 20 të muajit vijues, rrjedhimisht TVSH e muajit maj nuk ka arritur të paguhet, për shkak të gjendjes së krijuar. E theksova dëmet kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin”, tha ai.

Ai tha se në momentin që do t’i mundësohet qasja në Ndërmarrje do të procedojë me paga. Hoxha në orët e hershme të mëngjesit kishte tentuar të futej në Ndërmarrjen Publike Banesore, ku për më tepër ai kishte kontraktuar një kompani private të sigurimit.

E këtë veprim të Hoxhës, e arsyeton aksionari i Ndërmarrjes Publike banesore Dren Kukaj, i cili thotë se më herët kanë kontaktuar Policinë e Kosovës, por që nuk i kanë ofruar asistencë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, kryeshefi ekzekutiv ka kontraktuar një kompani private të sigurimit ashtu që t’ia mundësojë hyrjen që deri më tash nuk i është mundësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore. Më pastaj është njoftuar policia e me kërkesë të së cilës ne kemi qëndruar pranë zyrave të prokurorit të shtetit ku realisht nuk na është thënë asgjë, vetëm se është pezulluar puna aty. Për një arsye të vetme, sepse nuk duam të shkaktojmë tollovi, nuk duam të shkaktojmë skena. Ne aty kemi problem vetëm me disa persona që qëndrojnë jashtëligjshëm”, tha Kukaj.

Ai bëri të ditur se ditëve në vijim do të bëjnë përpjekje përsëri që të vendosin kontroll mbi këtë ndërmarrje. Ndërsa sa i përket bllokimit të xhirollogarive të NPB-së, Kukaj tha se institucionet financiare janë njoftuar se autorizimi financiar të kalojë nga Nexhat Kryeziu te Hajdar Hoxha.

“Sa i përket xhirollogarive, të gjitha institucionet financiare përkatësisht gjashtë bankat komerciale ku ka xhirollogari NPB-ja janë vënë në dijeni të vendimeve tona ku kërkohet që autorizimet financiare të kalojnë nga Nexhat Kryeziu te Hajdar Hoxha. Ata janë vënë në dijeni të këtyre ndryshimeve dhe rrjedhimisht i kanë bllokuar xhirollogaritë derisa kjo çështje të adresohet siç duhet”, tha Kukaj.

Ai bëri të ditur se ka iniciuar një ftesë për një mbledhje të komisionit komunal të aksionarëve për të parë mundësinë e daljes nga kjo gjendje në të cilën është NPB. Po ashtu, ai potencoi se kjo që ata po kërkojnë nuk ka të bëjë me aspektet partiake, por që po kërkojnë që NPB të ketë organe menaxhuese të zgjedhura sipas ligjit dhe sipas meritës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending