Featured
Komuna thotë se ka ndërprerë punimet në objektin për të cilën iu arrestuan dy zyrtarë

Në objektin në Fushë Kosovë, për të cilin u arrestuan dy zyratrë komunal dhe investitori, sot u zhvilluan punimet, por nga Komuna e Fushë Kosovës thonë se ato janë ndërprerë.
Zëdhënsi i kësaj komune, Ali Topalli ka thënë se njëjtë do të ndodhë me raste tjera si ky.
“Ju njoftojmë se që në mëngjes inspektorët e ndërtimeve kanë dal në terren dhe në objektin në fjalë janë ndërpre të gjitha punimet. Edhe në të ardhmen do të vazhdohet që aty ku nuk ka leje, punimet do të ndërpriten”, ka thënë ai për Ndërtimi.info.
Ndërsa, Ndërtimi.info në mëngjesin e sotëm ka publikuar foto nga punimet në objektin në fjalë, për të cilat Topalli ka thënë se ato mund të jenë bërë para orës 08:00, pasi pas kësaj ore inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë ndërprerë punimet.
Ndërkaq, për këtë ndërtesë zyrtarët komunalë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin, duke lejuar që një investitor/pronar i kompanisë të ndërtojë këtë ndërtesë ngjitur me dy tjera
