Featured
Komuna i lë në baltë banorët e një lagjeje në Mramor
Banorëve të lagjes “Spahija”, të fshatit Mramor, edhe këtë dimër iu duhet të kalojnë nëpër rrugë të paasfaltuar dhe me shumë baltë.
Ata ankohen se rruga po u sjell vështirësi në qarkullim, raporton KTV.
Komuna nisi punimet në këtë rrugë, ku bëri gërryerjen e tokës, por nuk e vazhdoi punën tutje.
Komuna ka shtruar në kubëza disa rrugë në lagje të tjera të këtij fshati, por në njërën punën e la në gjysmë.
Së fundmi, Komuna ka qenë në fushatë duke zgjedhur qeverisjen e re. Për më tepër drejtori i infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk është riemëruar në këtë pozitë. Megjithatë, në komunë kanë dhënë një arsye për punët e lëna në gjysmë.
Kryetari Shpend Ahmeti gjatë tërë kohës përmend rrugët e shtruara nëpër fshatra, por banorët e këtyre të fundit megjithatë kanë votuar kundër tij në zgjedhjet e fundit lokale.



