Aktuale
Komuna e Zveqanit i paguan kompanitë edhe pa e ditur nëse e kanë kryer punën

Në Komunën e Zveqanit, pagesat për kompanitë realizohen edhe pa e ditur nëse ato i kanë kryer punët. Për disa prej projekteve kapitale në këtë komunë pagesat janë kryer edhe pa raport të menaxherit të projektit, që do të vërtetonte progresin e realizimit të kontratës dhe kushteve për pagesë, shkruan Ndërtimi.info
“Për realizimin e kontratës “Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në Komunën e Zveçanit përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore”, dhe kontratës “Shërbimet juridike për rregullimin e çështjeve pronësore në rastet e shpronësimit me qëllim të ndërtimit të një rruge hyrëse për deponi sanitare të Savina Stena”, nuk ka raport të menaxherit të projektit, që do të vërtetonte progresin e realizimit të kontratës dhe kushteve për pagesë”
Kjo është vetëm njëra prej gjetjeve që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit për Komunën e Zveqanit.
E për mungesën e raporteve për progresin e punëve/furnizimeve të kryera, Auditori po konsideron se nuk jep siguri që pagesat janë kryer sipas kushteve të kontratës apo rrit rrezikun për humbje financiare të komunës.
Gjersa rekomandon kryetarin e komunës që të ndërmarrë veprime konkrete në mënyrë që të siguroj se është rritur përgjegjësia e organit mbikëqyrës lidhur me mbikëqyrjen dhe raportimin, si dhe të siguroj se për çdo fazë të realizimit të projektit (për pagesë) të ketë raport për progresin e realizimit të tyre dhe përmbushjes së kushteve për pagesë./Ndërtimi.info
