Featured
Komuna e Prishtinës vendos ta rregullojë rrugën “Ali Pashë Tepelna” dhe dy të tjera

Komuna e Prishtinës do të bëjë rikonstruimin e tri rrugëve, “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”. Për këtë projekt tashmë edhe kanë nis procedurat e prokurimit publik, shkruan Ndërtimi.info.
Komuna e Prishtinës ka bërë njoftimin për kontratë, në mënyrë që operatorët ekonomik të bëjnë ofertat e tyre për këtë projekt.
Prishtina ka planifikuar që për rikonstruimin e këtyre tri rrugëve të shpenzojë 778 mijë e 800 euro.
Rruga “Ali Pashë Telepena”, e cila do të rrgullohet është njëra nga rrugët më të dëmtuara të kryeqytetit, e për të cilën që ka pasur ankesa të vazhdueshme nga qytetarët.
E, të gjitha kompanitë e interesuar tenderët e tyre mund t’i dorëzojnë deri më 30 prill në ora 13:300, në Komunën e Prishtinës.
Mirëpo, do të ketë kufizime në numrin e operatorëve të cilët do të ftohen për tenderim. Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.
