Featured
Komuna e Prishtinës synon që në shkurt të nisë rregullimin e shkallëve në Arbëri

Për katër vite qeverisje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk intervenoi asnjëherë tek shkallët në lagjen “Arbëria 1”, të cilat janë thyer gjati të gjitha.
Komuna e Prishtinës po synon që ky do të jetë dimri i fundit ku qytetarët do të lëvizin në shkallët e thyera e së fundmi të mbuluara nga akulli.
Pos ndërrimit të tërësishme të shkallëve, Komuna ka planifikuar edhe nderimin një mbikalimi i cili do të ketë dy ashensorë, shkruan lajmi.net.
“Revitalizimi i shkallëve dhe ndërtimi i mbikalimit në lagjen Arbëria”. Kështu e ka quajtur tenderin, Komuna e Prishtinës ku po synon që pas pakë ditëve të nisë punët për ndryshmin e gjendjes në atë pjesë.
Kompania që e fitojë këtë tender është “NBT -ING” SH.P.K nga Suhareka në një çmim prej 463.262,41 eurove. Në garë për të fituar këtë punë kanë qenqë 14 kompani.
Nëse nuk do të ketë ankesa, Komuna synon që Kontratën me kompaninë fituese ta lidhë më datë 2 shkurt 2018. Afatet kohore për kryerjen e punëve janë 120 ditë.
Revitalizimi i shkallëve, sipas dosjes së tenderit do të bëhet me pllaka te gurit te kaltër 355 cope dimensione 100x37x10cm; 1762 cope me dimendion 83x37x10; 2366 cope me dimension 16.5×16.5×10 cm; 53 cope me dimension 100 x 40x 10.
