Connect with us

Aktuale

Komuna e Prishtinës nuk po mund t’i përfundojë projektet e mandatit të kaluar

Published

on

I pari i kryeqytetit as buxhetin e vitit 2018 që e planifikoi me bashkëpunëtorët e tij, nuk ka mundur ta realizojë sipas planifikimeve. Investimet kapitale kanë qenë të miratuara 24,954,207.00 euro, por komuna arriti që të shpenzojë vetëm 16 milionë 793 mijë, ose 67 për qind të planifikimit, shkruan lajmi.net.

Shpend Ahmeti e fitoi një mandat të dytë në fund të vitit 2017 për qeverisjen e kryeqytetit. Por, ende nuk po mundet t’i kryen disa projekte kapitale që i ka nisur në mandatin e parë.

Në vitin e kaluar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale janë mbikëqyrë 36 kontrata, me vlerë prej 7,461,362.01 euro. Nga këto: pesë projekte janë të ndërprera, tre projektet nuk kanë filluar fare, për shkak të pronës, një projekt-kontratë është shkëputur për shkak të problemeve me cilësinë e punimeve, një kontratë “Renovimi i objekteve të trashëgimisë kulturore: shtëpi banimi Sali Savqi dhe Shkolla e Parë Shqipe. Shkolla e Parë Shqipe është përfunduar, ndërsa objekti-shtëpia e Sali Savqit nuk është punuar, për shkak të mungesës në kontratë të pozicioneve për stabilitet.

Komuna u përballë në vitin e kaluar me plotë projekte që kishin nisur në vitin 2017 dhe 2016. Madje, disa nga to nuk ka arritur t’i përfundojë as deri më tani. Pengesat në të cilat hasi komuna ishin kryesisht të natyrës pronësore. Kjo pasi, Komuna u fut në projekte pa i zgjidhur këto probleme.

Dy vite nuk mjaftojë për një projekt 120 ditësh

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vitin 2016 me kompaninë “Rexha” për “Ndërtimi i urave në pjesën perëndimore të Unazës qendrore”. Vlera e projektit është 1 milionë e 969 mijë euro.

Sipas të dhënave të Komunës, deri më tani është në përfundim armirimi i pjesës së parë të urës 194m, ndërsa punimet nuk mund të vazhdojnë sipas dinamikës së kontratës, për shkak të mos dislokimit të hekurudhave

Lajmi.net ka gjetur se “Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali, faza II” ende nuk ka përfunduar, ani pse kontrata është lidhur në vitin 2016 me “Vizion Capital Partners” dhe “Conex Group” SHPK. Plani dinamik i punëve ka qenë 120 ditë. Vlera e projektit ka qenë 414 mijë e 828 euro. Punimet janë duke vazhduar në vendosjen e konstruksionit të mbulesës së tribunave dhe fasadës.

Komuna dhe kompania “Toifor” kanë lidhur kontratë në vitin 2017 për “Ndërtimi i rrugës “Riqard Holbruk” (krahu 1 e 2)”. Vlera është 470,047.05 euro,  ndërsa plani dinamik ka qenë 240 ditë. Punimet nuk kanë përfunduar.

Edhe projekti i vitit 2017 që quhet “Ndërtimi i disa rrugëve me kubze betoni në fshatrat Bardhosh, Bërnicë dhe Milevc”, ende nuk ka përfunduar, ani pse punët është dashur të kryhen për 120 ditë. Në këtë projekt është e angazhuar kompania “Kema Company” dhe vlera e projektit  është 356,499.74 euro.

Në vitin 2015, Komuna ka lidhur kontratë me kompaninë  “Beni Construction” për “Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën “B”. Vlera e kontratës ka qenë 279,939.59 euro dhe afati për kryerjen e punëve ka qenë 120 ditë pune. Ky projekt ka mbetur në gjysme. Punimet janë realizuar në pjesën e trasesë, ku nuk ka probleme pronësore. Është bërë përmbyllja e kontratës me prerje të punimeve.

Ndërkohë, më 19 korrik të vitit 2016, Komuna ka nënshkruar kontratë me kompaninë NPN “Vision Projekt” për projektin “Implementimi i projektit “Bllok pas blloku” në lagjen “Bregu i Diellit””. Vetëm 90 ditë ka qenë afti i punëve, por komuna nuk ka arritur ta kryej këtë projekt për rreth dy vite. Andaj, Komuna ka vendosur që t’ia shkëpus kontratën për neglizhencë të punëve. Tashmë kontrata është përmbyllur pa u finalizuar punimet sipas projektit.

Kontrata të pafilluara dhe kontratat e ndërprera

Edhe pse kontratat u nënshkruan që në vitin 2015 dhe 2016, punët nuk nisën as vjet. Kjo ndodhi  kryesisht për shkaqe të natyrave pronësore në të cilat hasi komuna që në start.

“Rikonstruktimi i çerdhes në lagjen “Tophane” ishte lidhur me kompaninë “Tribuna”  më datë 19.10.2016. Vlera e kontratës 60 mijë e 683 euro. Por, ky projekt nuk ka nisur asnjëherë.

Edhe kontrata  për “Ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalaberia”  është lidhur më 30.10.2015 me kompaninë “Enginering”, por nuk ka nisur. Po ashtu edhe “Ndërtimi i shkollës në lagjen “Mati 1”, ishte lidhur kontratë në vitin 23.07.2015 me kompanitë “Albakos” shpk & “Korben”.  Nuk ka nisur as “Ndërtimi i sallës sё edukatës fizike “Shtjefёn Gjeqovi””, kontratë e lidhur më 22.10.2015.

Komuna ka arritur më në fund që të përfundojë në vitin e kaluar disa kontrata të vitit 2014 dhe 2015, siç kanë qenë projektet: Ndërtimi i objektit të IP në lagjen “Kodra e Trimave”. Afati për kryerjen e punëve ka qenë vetëm 120 ditë. Në tetor të vitit 2014 Komuna kishte lidhur kontratë me kompaninë “Olti Trasing” për ndërtimin e sallës së edukatës fizike dhe rikonstruktimi i objektit të SHF “Eqrem Çabej‘‘(aktualisht shkolla “7 Shtatori”). Ndërsa, afati për kryerjen e punëve ka qenë vetëm 100 ditë.

Dështimi me kolektorët

Era e keqe e përroskës, në të cilën dikur kalonte lumi Mat në Kalabri, dhe frika që ndonjë fëmijë mund të bije në të, janë qe shumë vite telashja më e madhe për banorët e kësaj lagjeje. Ky problemë do të vazhdojë edhe sivjet, ani pse komuna po orvatet që dy vite që të rregullojë këtë.

Kontrata për projektin “Ndërtimi i kolektorit betonarme për largimin e ujit atmosferik dhe kanalizimi fekal në rrugën mbi lumin Mat, në lagjen “Kalabria” është nënshkruar me 29. 12. 2016. Plani dinamik, i paraparë në kontratë për këtë projekt ka qenë, 6 muaj ose 180 ditë pune. Gjatë realizimit të punëve, Komuna hasi në probleme pronësore, pastaj tha se kompanitë punëkryese po i neglizhojnë punët. Andaj, Komuna ka vendosur që të shkëpusë kontratën me punëkryesit, duke i lënë punët e pa përfunduara. Vlera e projektit ka qenë 1, 696,063.32 euro, dhe për të Komuna ka paguar pak më shumë se 200 mijë euro. Kompanitë e angazhuara kanë qenë “Jehona” SHPK, NN “Beni Construction” dhe NNP “Arhiko Ing”. Lider i projektit ka qenë kompania “Jehona” nga Malisheva.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në zyrën e intimit të Komunës së Prishtinës për të mësuar nëse komuna e ka prishur këtë kontratë me kompanitë, por kjo zyrë nuk ka dhënë përgjigje.

Komuna e Prishtinës dhe kompanitë “Noti Beton” – “Ileaa Gr& Consulting” në vitin 2016 kanë lidhur kontratë për tenderin “Ndërtimi i kolektorit betonarme dhe kanalizimi fekale në rrugën mbi lumin Prishtina”. Vlera ka qenë 2 milionë e 192 mijë euro, dhe plani dinamik për kryerjen e punëve ka qenë 200 ditë. Në këtë projekt nuk është punuar fare në vitin e kaluar.

Sipas Komunës, vonesa ka për shkak të problemeve pronësore, vërshimeve nga ujërat atmosferike, gypi i sistemit të ujitjes “Iber Lepenc”, si dhe disa kushteve tjera të paraqitura. Nuk duhet se kur do të rifillojnë punimet për këtë projekt, i cili përshkon hapësirën nga hoteli “Garden” deri tek tregu i gjelbër në afërsi me Fushë Kosovën.

Në probleme pronësore, Komuna ka hasur edhe në disa projekte të vitit 2018.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending