Aktuale
Komuna e Obiliqit kërkon specifika të paligjshme në tenderin e disa rrugëve

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka konstatuar shkelje ligjore në një tender të Komunës së Obiliqit për ndërtimin e disa rrugëve me kubëza.
Në opinionin e vet për tenderin me titull: “Rregullimi i rrugëve me kubëza ‘Murat Krasniqi’, ‘Presheva’, ‘Naser Kastrati’, ‘Kongresi i Manastirit’, ’11 Qershori’ thotë se Komuna ka kërkuar specifika që nuk parashihen me Ligjin e prokurimit Publik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij opinioni Autoriteti Kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurë të hapur, kontratë publike, e llojit punë, me vlerë të mesme të parashikuar 116,669.88 euro.
Agjencia, ka vërejtur që në njoftimin për kontratë në nenin III.2.4 Kapaciteti teknik dhe profesional është kërkuar që operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses punë të ngjashme në periudhën e shkuar 3- vjeçare, prej momentit të publikimit të njoftimit për kontratë, minimumi i totalit të vlerës së kontratës të përfunduara duhet të jetë së paku 100 mijë euro.
Ndërsa te dëshmia e kërkuar dokumentare është kërkuar lista e projekteve të realizuar nga operatori ekonomik dhe se ajo duhet të përmbajë emrin e autoritetit kontraktues, titullin e kontratës, vlerën e kontratës. Po ashtu listës së projekteve të realizuara duhet bashkëngjitur dëshmitë e përfundimit të punëve të ngjashme.
Agjencia Kundër Korrupsionit konsideron se veprimet e autoritetit kontraktues bien ndesh m
