Aktuale
Komuna e Mitrovicës pret sugjerimet për skenarët e Planit Zhvillimor Komunal
Komuna e Mitrovicës nga sot ka ekspozuar tre skenarët për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, ku të gjithë të interesuarit do të mund t’i shohin dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Skenarët për Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2020-2028 do të jenë të ekspozuar për 15 ditë rresht.
“Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm ju njofton se në ambientet e komunës së Mitrovicës (në katin e parë) janë vënë në dispozicionin tuaj tre skenarët e mundshëm zhvillimor, në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Mitrovicës për periudhën 2020-2028. Skenarët zhvillimor do të qëndrojnë në hollin e komunës në periudhën 15-ditore, duke filluar nga sot dhe ftoheni të gjithë në komunë që të përzgjidhni skenarin tuaj të preferuar dhe të jepni komentet apo sugjerimet e juaja eventuale në këndin e përcaktuar sikurse në fotot e bashkangjitura”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë2 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore