Aktuale
Komuna e Lipjanit lëshoi 50 leje ndërtimore gjatë vitit 2019
Mbi 85 mijë metra katrorë sipërfaqe përfshinë ndërtime iu shtuan Komunës së Lipjanit, prej 50 lejeve sa u dhanë gjatë vitit 2019. Këto leje ndërtimore arkëtuan në buxhetin e Komunës një shumë të konsiderueshme, shumë e cila përmbylli pothuajse gjithë buxhetin e planifikuar të komunës. Të paktën kështu kanë njoftuar nga Drejtorati për Planifikim, Urabanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Emina Rexhiq, drejtoreshë e DPUMM, ka njoftuar se të hyrat nga të gjitha kategoritë e pagesave kanë qenë afro 448 mijë euro.
“Nga Lejet ndërtimore të aprovuara duke llogaritur procesin final si: Taksat administrative , të densitetit, Ndrrimi i destinimit të tokës dhe LMK , te hyra të realizuara janë gjithsejt 447,501.85€. apo 97% e buxhetit të planifikuar”, ka thënë Rexhiq për Ndërtimi.info.
Në bazë të regjistrit shtetëror të ndërtimeve pa leje janë evidentuar 15 mijë e 747 ndërtime pa leje në gjithë territorin e kësaj komune. Prej të cilave 18 objekte janë shumë katëshe banesore, duke i llogaritur edhe ato objekte për të cilat ka leje, por që është ndërhyrë më vonë në to, pa marrë leje paraprakisht për këtë ndërhyrje.
“Sa i përket Ndërtesave me shumë njësi banimi në qytetin e Lipjanit mund të konstatohet se jane rreth 18 objekte duke llogarituar pjesen më të madhe të këtyre ndërtimeve që kanë të bëjnë me ndërhyrje pa leje në ndërtesat me leje – tejkalimit te Lejes ndertimore”, ka treguar Rexhiq.
Mirëpo, me gjithë këtë numër të këtyre ndërtimeve, sipas kësaj drejtorie janë vetëm 3 kërkesa për legalizmin që janë bërë gjatë vitit 2019.
“Ende nuk eshte lëshuar ndonjë Leje Legalizimi pasi që jane vetem 3 aplikacione”.
E në lidhje me procesin e legalizmit, Rixhiq thekson se interesimi i qytetarëve nuk është në masën e duhur, por komuna vazhdon që t’i informojë ata.
“DPUMM në vazhdimësi i informon qytetarët për procesin, rëndësinë dhe kushtet e përgjitshme për procesin e legalizimit , dhe në kuadër të këtij procesi DPUMM gjatë muajit nëntor ka organizuar Takim Informativ me temën “Legalizo nërtimin mos e humb mundësinë”, tregon ajo.