Aktuale
Komuna e Kaçanikut ndan mijëra euro për rrënim të objekteve
Disa prej objekteve që zënin vend deri tani në Kaçanik, më nuk do të jenë aty. Komuna, në krye me Besim Ilazin ka marrë vendim për rrënimin e disa prej këtyre objekteve.
E për tu rrënuar këto objekte, kompania ka kohë vetëm 15 ditë prej ditës së dhënies së kontratës. Aq është periudha kohore për përfundim të punimeve që është p0ërcaktuar në kontratë, shkruan Ndërtimi.info.
Më saktësisht kompania fituese e këtij tenderi do të bëjë rrënimin e objekteve dhe demolimin i onbjekteve ekzistuese me sipërfaqe 950 metër katror, do të bëjë gërmimin e dheut 230 metër kub, dhe beton C-25/30MPa 86.40m3.
Kështu ka bërë të ditur vet Komuna e Kaçanikut përmes njoftimit për kontratë, të cilin e ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Për këtë projekt në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, komuna ka menduar të shpenzojë afër 9 mijë e 800 euro.
Projekte të realizuara në tri vitet e fundit, staf profesional e mjete të kompanisë për lëmin përkatëse, janë vetëm disa prej kapaciteteve teknike dhe profesionale të cilat duhet ti plotësojnë kompanitë që ia mësyjnë aplikimit për këtë tender.
Kompanitë e interesuara për të bërë rrënimin e këtyre objekteve kanë kohë për ti dorëzuar ofertat për tender vetëm deri më 5 korrik të 2018-ës, ndërsa po këtë ditë mbahet edhe takimi për hapjen e tenderëve./Ndërtimi.info








