Aktuale
Komuna e Hanit të Elezit ndërpret punimet e “Bechtel-& Enkas” në autostradën për Shkup

Komuna e Hanit të Elezit ka ndërprerë punimet që kompanisë “Bechtel & Enka” në ndërtimin e autostradës për Shkup “Arbën Xhaferi”. Kjo komunë ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës.
“Kryetari i komunës se Hanit te Elezit, Rufki Suma, pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, me dt. 11.10.2018 ju drejtua me një letër Drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, Riadh Alkhazraji të cilin e njoftoi me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Po të njëjtën ditë, me dt.11.10.2018, në orët e vona të natës, pas orës 23, kryetari Suma i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, dolën ne vendpunishte të autostradës në territorin e komunës së Hanit të Elezit dhe ndërprenë punimet e kompanisë Bechtel Enka për shkak të punimeve që bëheshin në orët e vona të natës me çka pengohej jeta normale e qytetarëve nga zhurma që krijohej”, njofton komuna e Hanit të Elezit.
Sipas kësaj komune, deri sa kompania Bektel Enka nuk do ti riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, “Bechtel & Enka” nuk do të lejohet të shfrytëzojë pronën publike komunale.
