Connect with us

Aktuale

Komuna e Ferizajt jep në shfrytëzim të përkohshëm 38 banesa solidare

Published

on

Me një ceremoni të organizuar sot u janë dhënë vendimet 38 familjeve ferizajase me kushte jo të mira ekonomike, të cilat ua mundësojnë shfytëzimin e përkohshëm të banesave solidare të cilat janë pronë e komunës.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë dhënies së këtyre vendimeve u ka thënë familjeve përfituse se komuna në vazhdimsi po tregon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të banimit për familjet që kanë problem me strehimin.

“Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë që pas një pune të frytshme të gjatë e të mundimshme për vlerësimin dhe seleksionimin e të gjithë aplikuesve për banesat solidare që të jem pjesë e këtij akti solemn të ndarjes së vendimeve për banesat sepse këto banesa janë banesa sociale.

Sipas ligjeve tona në fuqi ato jepen me qëra dhe nuk janë në pronësi të përhershme tuajën por ju do të jeni pronarë deri sa ta zgjidhni problemin e banimit, ndërsa këto banesa prapë mbeten në pronësi të komunës ndërsa është obligim dhe përkushtim i qeverisë komunale që të merret me zgjidhjen e problemeve të banimit dhe të strehimit për të gjithë ata që kanë nevojë , një problem të cilin po arrijmë ta rrumbullaksojmë, sepse kemi trashëguar mbi 136 familje që kanë pasur nevojë për strehim” tha kryetari Svarqa.

Ai më tej shtoi se janë shfaqur disa telashe me disa familje uzurpatore në banesat e komunës ,por u zotua se komuna do të zbatojë ligjet me përpikmëri për krijimin e kushteve në mënyrë që banesat të jepen për familjet përfituese që kanë plotësuar kriteret ligjore.

“Unë nuk e njoh askënd prej jush personalisht, ndoshta dy a po tre veta këtu, por përjetoj këtë akt si një fitore të përbahskët sepse në këtë moment e ndjej veten si pjesë e familjeve të juaja. Ju uroj në këtë moment për marrjen e këtyre vendimeve dhe në të njëjtën kohë i thërrasim publikisht të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë janë në këto banesa si uzurpatorë që të heqin dorë në mënyrë të vullnetshme që edhe ata e din se nuk janë në pronësi të tyre por që janë të komunës dhe duhet të lirohen në të kundrtën, ndonëse nuk kemi ndonjë vullnet dhe gatishmëri as dëshirë që tëpërballemi me qytetarët tanë përmes focës së shtetit.”

“Ne tregojmë që jemi të vendosur që të gjitha, ato t’i lirojmë për t’a ofruar kushtet këtyre përfituesve, një numër i këtyre pronave ndodhen edhe në konteste gjyqësore dhe shpresojmë që organet e drejtësisë t’ ua njohin të drejtën komunës edhe juve si shfrytëzues të këtyre pronave” pohoi ai.

Kryetari Svarqa shpejgoi me tutje se përpjkjet e qeverisë komunale do të jenë të vazhdueshme për zgjidhjene e problemeve të strehimit, qoftë me ndërtime të reja përmes partneritetit pubiko privat qoft përmes formave të tjera.

Ndërkaq familjet e përzgjdhura u shprehën të guzuara që më në fund po u zgjidhet problemi i strehimit.

“Unë sa herë kam dal nga fshati im Komogllava për nevoja shëndetësore më është dashur të paguaj taksi deri në 10 euro e s’ kam pas ku me i marr, kurse tash jam gëzu shumë për banesën që më është nda afër të gjitha shërbimeve, e falënderoj shumë komunën që vërtet e ka vlerësu nevojën tonë” tha Kumrije Ukshini njërsa ndër përfitueset

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending