Connect with us

Aktuale

Komuna e Ferizajt e futur në borxhe me mbi 40 milionë euro

Published

on

Komuna e Ferizajt ka borxhe të mëdha të trashëguara nga ish-pushteti i kaluar. Kështu ka pohuar drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, në një konferencë për medie.

Sipas saj, obligimet financiare të komunës ndaj operatorëve ekonomik dhe ndaj palëve të tjera, janë afro 41 milionë euro apo shprehur më saktësisht 40,831,380.75 euro, transmeton InfoKomuna.

“Është kjo një shifër që tejkalon çdo lloj rregulli të menaxhimit të parasë publike dhe dëshmon një mungesë të theksuar e të pashembullt të disiplinës financiare të pushtetit të kaluar. Kjo shifër nuk është përfundimtare, sepse mund të ketë ende fatura të padorëzuara që mund ta ndryshojnë këtë gjendje . Unë shpreh keqardhjen time që pikërisht në këtë konferencë duhet të deklaroj për këtë gjendje jo të mirë financiare në të cilën gjendet komuna jonë”, ka thënë drejtoresha Ajeti-Sadiku.

Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, është shprehur se kjo gjendje është shkaktuar kryekëput nga keqmenaxhimi i parasë publike dhe nga keqpërdorimi i pushtetit të kaluar, nëpërmjet tejkalimit të autorizimeve formale, në shpërputhje të plotë me aktet normative që rregullojnë procedurat financiare.

“Rreth 4.5 milionë euro (saktësisht 4,477,467.82 euro) janë borxhet e llogaritura nga faturat e arritura, d.m.th nga punët e kryera, nga mallrat dhe shërbimet si dhe nga subvencionet e shpenzimet komunale. Kjo dëshmon se pushteti i kaluar ka harxhuar para më shumë se sa buxheti i ndarë për ato shpenzime”.

“Për shkak të mospagesave me kohë të obligimeve, operatorët ekonomik nëpërmjet përmbaruesve kanë dërguar faturat e tyre për ekzekutim në thesar dhe kjo vlerë kap shumën prej 1,360,000.00 euro; Vetëm detyrimet kontigjente kapin shumën prej 2,918,820.00 euro, janë këto lëndë nëpër gjykata që ende s’kanë përfunduar”, ka potencuar Ajeti Sadiku në konferencën për medie.

Ajo tutje është shprehur se për shkak të mospagesave me kohë, obligimi i komunës për shpronësimet e pronave private që kanë qenë interes për komunën është 1,428,497.30 euro.

“178,000.00 euro është shuma me të cilën do të kompenzohen tre punëtorë shëndetësorë për shkak se në të kaluarën, në kohën e ish pushtetit janë larguar nga puna në mënyrë arbitrare. Ndër ta dy drejtorë dhe një infermiere i kanë fituar rastet përmes gjykatave dhe ne jemi të obliguar që t`ua paguajmë kompozimin e caktuar për ta”.

“Pothuajse asnjë pagë jubilare për mësimdhënësit e pensionuar nuk është paguar. Një numër i madh i tyre janë ankuar nëpër gjykata shuma e të cilave kap vlerën prej 236,000.00€ ndërsa për ata që nuk kanë shkuar me procedura të gjyqit e që ne duhet t’i paguajmë tash e tutje duhet ndarë shumën prej 143,000.00 euro. Pra totali i shumës për paga jubilare kap vlerën afro 400,000.00€”.

U tha poashtu se edhe 125 punëtorë të punësuar me kontrata në vepër nga ish-pushteti kaluar dhe ky borxh kap shumën 84,000 euro, të cilat duhet të paguhen tani.

“Vlera totale e këtyre borxheve për të cilat ne kemi obligim t’i paguajmë arrin vlerën 10,589,734 euro. Në anën tjetër obligimet që dalin nga kontratat jo të rregullta dhe të tejkaluara nga vlerat e parallogaritura dy e tre vjeçare, kapin shumën 30,241,646.00 €. Dmth, siç thashë më lartë, obligimi i komunës ndaj palëve të tjera mund ta kalojë 41 milionshin dhe kjo e rëndon shumë gjendjen financiare tonën në periudhën e ardhshme”, ka thënë e para e financave në Ferizaj, Sebahate Ajeti-Sadiku.

Drejtoresha e Financave, tutje është ndalur edhe tek një pasqyrë e shkurtër për keqmenaxhimin e shpenzimet të parasë publike.

Ajo tha se vetëm gjatë viteve 2016 dhe 2017 kontrata të lidhura me operatorë ekonomik arrijnë vlerën prej 37,675,984.00 euro e nga këto kontrata, përfshirë edhe aneks kontratat, 30,241,646.00 euro janë kryesisht në infrastrukturë.

“Vetëm në vitin 2017 janë lidhur gjithsej kontrata në vlerë prej 19,251,647.45 euro. Për të dëshmuar se është bërë keqmenaxhim në shpenzimin e parasë publike kjo vërehet më së miri ku për 10 muaj të vitit 2017 pra nga muaji janar deri ne muajin tetor, konkretisht deri me 15 tetor 2017 janë lidhur kontrata në vlerë prej 11 milionë e 850 mijë euro apo thënë më saktësisht 11,842,647.45 euro, apo shprehur e përqindje 61.52% e shumës totale të kontratave të lidhura të vitit 2017, kurse për periudhën 15 tetor deri me 20 dhjetor 2017 pra vetëm për dy muaj janë lidhur kontrata në vlerë prej 7,409.000.00 euro apo shprehur në përqindje 38.48%”, tha Ajeti-Sadiku.

U tha se kjo dëshmon se përqindja më e madhe e parave është shpenzuar për qëllime elektorale.

“Për të dëshmuar keqmenaxhimin e parasë publike, dua ta veçoj një kontratë të lidhur më herët nga komuna. Dua ta theksoj rastin kur një kontratë kornizë prej 18,000 eurosh e cila, gjithnjë sipas ligjit, ka mundur të rritet vetëm 30% ka kaluar vlerën 1 milionë e 200 mijë euro. Kjo dmth se vlera e saj është rritur 6600% apo 66 herë më shumë se vlera bazë”.

“Në fund, dua të deklaroj para bashkëqytetarëve tanë, që ne kemi qenë të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë financiare, edhe para se te vinim në pushtet. Pikërisht një situatë e tillë, ka qenë motiv i yni i shtuar për të ndryshuar gjendjen në komunën tonë për të mirë. Ndaj dua t`i siguroj qytetarët e komunës se Ferizajt, se kryetari Aliu, ka vizionin, përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e duhur, për të dalë nga kjo situatë shumë sfiduese, nëpërmjet strategjisë së disiplinimit financiar në të gjitha segmentet e jetës komunale”, ka përfunduar drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending