Aktuale
Komuna e Drenasit tregon pse ende nuk u ndërtua shkolla profesionale

Sa i përket ndërtimit të Shkollës (Qendrës) Profesionale, për aftësim profesional, Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, konkretisht, kryetari Ramiz Lladrovci dhe ish-ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami ne takimin e muajit Shkurt të vitit 2017 janë dakorduar dhe e kanë nisur këtë procedurë për ndërtimi kësaj shkolle ( qendre ).
“Sipas procedurave, kryetari ka dorëzuar propozim vendimin në Kuvend për caktimin e lokacionit për ndërtimin e kësaj shkolle dhe në mbledhjen e muajit Mars të vitit 2017, është marr vendim në Kuvend për caktimin e lokacionit. Ky lokacion është vendosur në Qendër të Komoranit (ish-Fusha e Futbollit)”, thuhet në kumtesën e Komunës.
sipas kësaj kumtese, Lladrovci dhe Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për ndërtimin e Shkollës (Qendrës) Profesionale në Komoran dhe se në Ministrinë e Administratës Publike, ky projekt është në proces të vlerësimit.
Po ashtu Komuna ka memorandume bashkëpunimi me kompanitë e biznesit të vendosura në Parkun e Biznesit dhe me ndërmarrjen e Ferronikelit për aftësime praktike profesionale.
“Për hir të korrektësisë, ne ju paraqesim Marrëveshjen e Mirëkuptimit, linkun e takimit me ish-ministrin Bajrami si dhe vendimin e Kuvendit të Komunës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shkollës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.
