Featured
Komuna e Drenasit do të ndërtojë tri shtëpi për familje skamnore
Komuna e Drenasit do të zgjidh problemin e banimit për tri familje skamnore, duke ua ndërtuar shtëpitë. E, së fundmi ka filluar me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tyre.
Tashmë është hapur tenderi për furnizim me material ndërtimor për ndërtimin e këtyre tri shtëpive.
Sipas njoftimit për kontratë vlerë që parashikuar nga komuna e Drenasit për këtë është 5 mijë euro, shkruan Ndërtimi.info.
Kjo kontratë konkretisht ka të bëjë me furnizimin me material ndërtimor si kulmare, tjegulla copë, listella, dërrasa, ulluqet, folie difuzive dhe gozha.
Kompanitë e interesuar për këtë kontratë afatin e fundit për paraqitjen e tenderëve e kanë më 1 dhjetor në ora 14:00, ndërsa po në këtë ditë në ora 14:15 do të mbahet edhe takimi për hapjen e këtyre tenderëve, në objektin e Komunës së Drenasit.





